Ditën e sotme, AMD prezantoi gjeneratën e 6-të të proçesorëve në të linjës A. Këto proçesorë të rinj synojnë të përmirësojmë produktivitetin për harduerët mobile duke sjellur një nivel krejt të ri performance tek laptopët.
Siduket kompania drejtuar të gjithë arsenalin luftarak të proçesorëve drejt Intel jo vetëm me mbështetje për DirectX 12 por edhe për 4K-në. Por planet e AMD nuk përfundojnë këtu sepse kompania po kërkon mënyra për të reduktuar varësinë që kemi ndaj një burimi konsistent të energjisë.
Në evenimentin teknologjik Aziatik, kompania prezantoi proçesorët A8, A10 dhe FX.
“Gjenerata e 6-të e proçesorëve AMD do të shfaqin identiteti e tyre të vërtetë kur të implementohen në laptopët tuaj. Me potencial të lartë në lojërat online, transmetimin Ultra HD të videove si dhe teknologji inovative, tashmë mund të punoni, të krijoni e të ndani, e gjitha kjo me një jetëgjatësi më të lartë baterie.” – u shpreh një zëdhëns i AMD-së
Sipas AMD-së, këto proçesorë të rinj do të sjellin një jetëgjatësi baterie të shtuar me 35 % sidomos gjatë përdorimit të aplikacioneve të produktivitetit. Janë përfshirë edhe karakteristika shtesë të sigurisë.
Atëherë, a keni ndër mend të blini një laptop me harduerin e AMD në brendësi apo do të qëndroni me Intel-in? (PCWorld Albanian)
[youtube id=”AXnzg5RAPrQ”]