Biznes

AMD fiton kundrejt Intel në qendrat e të dhënave, humb në tregun konsumator

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Nëntor 2022
Pavarësisht avancimeve në tregun e serverëve, AMD nuk shënoi progresin e pritur edhe në segmentin konsumatorë me një rënie të vogël të pjesës së tregut. AMD fiton kundrejt Intel në qendrat e të dhënave, humb në tregun konsumator

Të dhëna të reja sugjerojnë se AMD regjistrojnë tre mujorin e 14-të me rritje në tregun e serverëve duke shënuar rritje të vazhdueshme prej 3 vitesh ndërsa kompania sot ka 17.5%.

Sipas raportit më të fundit financiar të kompanisë, biznesi i qendrave të të dhënave shikoi një rritje të madhe me 45% krahasuar me vitin e kaluar por vlerësohet me vetëm 1.6 miliardë dollarë krahasuar me biznesin e Intel prej 4.2 miliardë dollarë.

Pavarësisht avancimeve në tregun e serverëve, AMD nuk shënoi progresin e pritur edhe në segmentin konsumatorë me një rënie të vogël të pjesës së tregut.

Sipas Mercury Research, pjesa e tregut e procesorëve EPYC u rrit me 3.6 pikë në 17.5% kundrejt Intel. Por në tregun konsumatorë, procesorët AMD ranë me 6.6 pikë në 13.9% kundrejt Intel në tre mujorin e tretë të vitit.

Tek laptopët AMD humbi akoma më shumë terren duke rënë me 9.1 pikë në 15.7% kundrejt Intel. Në tërësi pjesa e tregut e AMD ra me 2.9% në 28.5% kundrejt Intel.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nvidia dhe AMD dërgojnë përditësime urgjente të driverave për kartat grafike

Tags >

AMDintel