Harduer

AMD hedh në treg kartën më të re grafike të serisë R7

Publikuar , 17 Shkurt 2014
0
AMD hedh në treg kartën më të re grafike të serisë R7

amd-radeon-r7-265-100245990-mediumPara pak ditësh, AMD ka hedhur në treg një kartë grafike të serisë R7 të quajtur Radeon R7 265 me një çmim të rangut të mesëm prej 149 dollarë, që gjithashtu do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të R7 260X.

Kompania AMD deklaron se Radeon R7 265 do të vijë me 2 GB memorie GDDR-5, 256 bit, duke “kurorëzuar serinë AMD R7”. R7 256 bit është ndërtuar bazuar në teknologjinë Graphics Core Next të AMD, që suporton AMD PowerTune dhe do të luajë lojëra edhe të një niveli API të ulët.

Nuk do të suportojë teknologjinë TrueAudio, por do të jetë mirë në teknologjinë Eyefinity dhe CrossFire. Veç kartës së re grafike, ky lançim do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të kartave të tjera grafike si e parafundit (tashmë) AMD R7 260X që ka shkuar 119 dollarë.

Kjo kartë e re grafike do të sjellë grafika më të mira për lojëra si Call of Duty: Ghost dhe testimet tregojnë që loja do të ekzekutohet me rreth 40 frame për sekondë dhe gjithashtu duke shtuar edhe TrueAudio.

Pavarësisht që performanca e R7 260 dhe 260X sa vjen e rritet, në krye qëndron R7 265 duke përdorur 1024 procesorë grafike lojërash, me një shpejtësi kloku 925 MHz dhe me një ndërfaqe memorieje 256 bit.

AMD gjithashtu shton se karta do të jetë rreth 24 % më e shpejtë se karta paraardhëse duke qenë se në 3DMark FireStrike ka shënuar 4717 pikë. Dhe energjia që do të kërkojë do të jetë vetëm 150 vat. Pas performancës surprizuese të AMD R7 265, seria R9 e modeleve Radeon pritet të rrisë dramatikisht më shumë performancën, por gjithashtu edhe me një çmim pak më të lartë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AMD konfirmon, vrasësi i "Nvidia" vjen këtë vit