Analiza

AMD humb 330 milion në çerekun e dytë të këtij viti

Publikuar , 22 Korrik 2009
0
AMD humb 330 milion në çerekun e dytë të këtij viti

AMD ka theksuar se të hyrat e saj kanë arritur në 1.184 miliardë dollarë, që është pothuajse njëjtë me çerekun e parë të këtij viti, por 13% më pak në krahasim me çerekun e dytë të vitit 2008. Humbja neto e atribuuar kah aksionarët e zakonshëm të AMD-s ka qenë 330 milion, që është vlerë e zbritur prej 1.195 miliard dollarëve, duke përfshirë edhe një taksë dëmtimi që ka të bëjë me akuzimin e ATI-s në fund të vitit 2006. Humbja operative ishte 249 milion dollarë, më pak në krahasim me 416 milion dollarë në çerekun e parë të vitit dhe gjithashtu më pak në krahasim me 569 milion dollarë në çerekun e dytë të vitit 2008.

Linja përfundimtare e çerekut të dytë përfitoi një inventarë shitjeje në vlerë prej 98 milion dollarë, të shënuar në çerekun e katërt të vitit 2008.

“Kompania Prodhuese AMD me sukses ka ekzekutuar produktet dhe rrugëtimet e saja teknologjike në gjysmën e parë të këtij viti, duke përfshirë edhe shpalosjen e procesorit gjashtë bërthamësh AMD Opteron, disa muaj para datës së paraparë për debutim. Gjersa ne rrisim keshin, tejkalojmë planet tona të hyrjes dhe reduktojmë shpenzimet operative gjatë këtij çereku të dytë, margjina bruto ka qenë dëshpëruese”, tha Dirk Meyer, President i AMD-s dhe Shef Ekzekutiv. “Platforma e re, mikroprocesorët dhe shpalosjet grafike të planifikuara për gjysmën e dytë të vitit 2009, na pozicionojnë mjaft mirë për të përmirësuar margjinat dhe për ti arritur caqet financiare të parapara për këtë vit”.

Linja prodhuese e AMD, që quhet Globalfoundries, planifikon që më vonë gjatë këtij viti, të fillojë ndërtimin e fabrikës së re 32nm/28nm në Saratoga Springs, New York.

LEXO EDHE:  Megabit (Mb) dhe Megabajt (MB): Ku ndryshojnë?

Lajmet e fundit>