Biznes

AMD jep lajmin e mirë për krizën e çipeve

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Shtator 2021
Që kur pandemia e Covid-19 nisi, shitjet e kompjuterëve janë rritur ndjeshëm për shkak të punës dhe shkollimit nga shtëpia. AMD jep lajmin e mirë për krizën e çipeve

Kriza globale e çipeve do të venitet në gjysmën e dytë të 2022 tha CEO e AMD Lisa Su ditën e Hënë edhe pse paralajmëroi se gjysma e parë do të jetë e mbingarkuar gjithashtu.

Prodhuesit e çipeve po arrijnë të kapin kërkesën pas vështirësive që hasën me zinxhirët e furnizimit krijuar nga pandemia. Por fabrikat e prodhimit ndërtuar vitin e kaluar do të fillojnë prodhimin e çipeve në muajt në vijim duke ndihmuar kështu me krizën e çipeve tha Su.

“Kemi pasur ulje ngritje, ku kërkesa herë ka qenë më e lartë herë më e ulët,” tha Lisa Su. “Kësaj here është ndryshe.”

AMD shet procesorë dhe karta grafike për kompjuterët, konsolat dhe serverët. Që kur pandemia e Covid-19 nisi, shitjet e kompjuterëve janë rritur ndjeshëm për shkak të punës dhe shkollimit nga shtëpia.

Kërkesa për çipe dhe pjesë kompjuterike ka mbetur e lartë edhe pas rihapjes së ekonomive. AMD nuk prodhon çipe dhe këtë detyrë ja ka ngarkuar fabrikave të prodhimit të çipeve si TSMC dhe Global Foundries. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Intel barazon AMD në peformancë, Core i9 dominon AMD Ryzen 9

Tags >

AMD