Harduer

AMD konfirmon, vrasësi i “Nvidia” vjen këtë vit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Janar 2020
0
Sipas spekulimeve të fundit, është raportuar se karta grafika AMD Navi do të jetë 30% më e shpejtë sesa Nvidia RTX 2020 Ti. AMD konfirmon, vrasësi i “Nvidia” vjen këtë vit

Shefja ekzekutive e AMD konfirmoi se grafikat Navi të rangut të lartë do të debutojnë këtë vit. Në një intervistë të publikuar në YouTube nga AMD, ekzekutivja Lisa Su tha se njerëzit po pyesin për grafikat Navi dhe nëse do të jenë vrasësit e kartave grafike Nvidia RTX.

Ajo tha se lajme të mëdha do të ketë në 2020. Ky është informacioni i parë konkret nga AMD lidhur me fuqinë e grafikave që do të vinë këtë vit. Në CES, AMD shpalosi sesa e rëndësishme është për kompaninë të ketë një kartë grafike të rangut të lartë.

Sipas spekulimeve të fundit, është raportuar se karta grafika AMD Navi do të jetë 30% më e shpejtë sesa Nvidia RTX 2020 Ti. Por AMD duhet të veprojë me shpejtësi nëse nuk dëshiron të përballet me grafikat RTX 3080 Ti të cilat do të jenë 50% më të shpejta sesa paraardhësit. Kartat grafike të ardhshme të Nvidia debutojnë në gjysmën e 2020-ës.

Aktualisht Radeon RX 5700 XT është karta grafike më e fuqishme e AMD me performancë të përafërt me Nvidia RTX 2070 Super. Për AMD mbetet një hendek i madh për të mbyllur nëse dëshiron të mundë RTX 2080 Ti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD prezanton procesorin që Intel nuk e mund dot

Tags >

AMDNvidia
Lajmet e fundit>