Harduer

AMD lanson kartelë të re grafike, me dy GPU

Publikuar , 09 Mars 2011
0
AMD lanson kartelë të re grafike, me dy GPU

Kartela grafike zë dy vende në pllakën amë të kompjuterit tuaj por në anën tjetër sjell dy GPU 6970 në një vend dhe 4GB GDDR5 (2GB për GPU). Keni parasysh se ju duhet të keni një furnizues të rrymës që do të jetë në gjendje të përballojë kërkesën e rrymës prej 375 vat, ndërsa në anën tjetër AMD ka ofruar mundësinë edhe të përdorimit të një butoni që esencialisht rrit kapacitetin e kartelës grafike dhe në këtë rast kërkohet 450W energji elektrike.

E nëse dëshironi t’ia nxirrni yndyrën KEK-ut atëherë dhe kompjuterit tuaj atëherë HD 6990 mund të përdoret edhe me dy monitorë në të njëjtën kohë, dhe në këtë formë ju mund të përdorni teknologjinë Eyefinity me një kartelë të vetme.

Tech Report ka bërë një analizë të kartelës dhe në bazë të asaj që shihet mund të thuhet lirisht se është pothuajse kartela më e mirë në treg, në kategorinë e solo-kartelave. Vetëm zgjidhja e NVIDIA-së, GeForce GTX 580 SLI, renditet para saj.

Kostoja e kartelës është 699.99 dollarë kështu që mendohuni mirë para se të investoni në kompjuterin tuaj (e mendoni edhe për faturën tuaj të rrymës). E nëse i keni të hollat atëherë nuk keni se çfarë të mendoheni, sepse do t’ju sjellë në tërësi atë që kërkoni. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e re e Ericsson sjell 5G-në në antenat 4G

Lajmet e fundit>