Harduer

AMD lason më shumë çipa gjashtë bërthamësh për serverë

Publikuar , 14 Korrik 2009
0
AMD lason më shumë çipa gjashtë bërthamësh për serverë

Së fundi AMD ka lansuar versione të reja të Opteron HE dhe SE Series, që të dy prej të cilëve do të shtohen në linjën ekzistuese të procesorëve gjashtë bërthamësh.

Për herë të parë AMD lansoi një çip me gjashtë bërthama me 1 qershor 2009, gjashtë muaj para orarit të paraparë. Sipas prodhuesit të çipave, versionet e reja tregojnë 18% performancë më të mirë për vat sesa modelet origjinale, megjithëse nuk do të thotë se përmban një dizajn të voltazhës së ulët.

Në anën tjetër, Opteron SE që është një version i dedikuar për performancë të lartë, do të konsumojë 105W dhe është prodhuar drejt atyre që kanë nevojë për më shumë performancë sesa që të kursejnë energji.  Modeli që kursen energji, Opteron HE, do të konsumojë vetëm 55W dhe sigurisht do të gjejë shtëpinë e vetë në qendra të të dhënave për “cloud computing”.

Çipat HE do të kenë çmime mes 455 dhe 1.019 dollarë, kurse SE do të kushtojë prej 1.514 deri në 2.649 dollarë.

LEXO EDHE:  Huawei kishte një koncept të ngjashëm të Mate X me Galaxy Fold por e anuloi se dukej i shëmtuar

Lajmet e fundit>