Harduer

AMD njofton për GPU të reja FirePro

Publikuar , 08 Gusht 2012
0
AMD njofton për GPU të reja FirePro

AMD sapo ka lansuar në treg, kartelën e saj grafike më të re, një FirePro e cila, sipas kompanisë, pretendohet të jetë kartela grafike më e shpejt dhe më e fuqishme.

Kjo kartelë është një AMD FirePro W9000, me një çmim 3,999$ e cila ofron 4 TFLOPS me një performansë shumë precize dhe të saktë.

Kartela grafike, AMD FirePro W9000, është e pajisur me një memorje 6GB GDDR5 me përkrahje ECC në një bus 384-bit. Kartela ka një super rezolucion prej 4096×2160, sipas AMD-së.

Target grupi i tregut sipas kompanisë, përfshinë inxhinierët dhe elektronikën e avansuar, dizajnerët mediatik dhe profesionistët digjital.

Tre seritë e tjera FirePro pëfshijnë një W8000 (1,599$), W7000(899$) dhe W500 (599$). Kartela grafike më e lirë karakterizohet nga një memorje 2GB GDDR5 në një bus 256-bit, por pa përkrahje ECC. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AMD prezanton kartat grafike të para 7-nanometër por nuk janë për ju

Lajmet e fundit>