Biznes

AMD nuk synon tregun e tabletëve me çmime të ulëta

Publikuar , 21 Prill 2014
0
AMD nuk synon tregun e tabletëve me çmime të ulëta

amdpcbuild_primary-100154978-largeAdvanced Micro Devices (AMD) nuk synon që çipet e saj të hyjnë në tregun e tabletëve me çmime të ulëta, dhe është shumë e lehtë të shmanget beteja me ARM ose Intel në këtë sektor të cilët kanë çipe që u ofrohen prodhuesve të tabletëve nën 100 dollar. Rritja e tregut të tabletëve më çmim të ulët është udhëhequr nga Android, por strategjia për tabletët e AMD është prodhimi i tabletëve me Windows të një performance të lartë. Çipet e AMD janë në vetëm një numër të vogël tabletësh. Ato çipe AMD të disponueshme për tabletë janë realisht çipet kompjuterësh me aftësi të fuqishme grafikash. Por planet e kompanisë janë për të prezantuar çipe të reja me pseudonimet Beema dhe Mullins për tabletët. Këta çipe të rinj janë të bazuar në bërthamat e reja të proçesorëve të dizenjuar për të sjellë më shumë performancë dhe jetëgjatësi baterie.

Ekzekutivët e AMD thanë se nuk duan të hyjnë në tregun e tabletëve ashtu siç ka bërë Intel i cili subvencionon prodhuesit e tabletëve për të përdorur çipet e saj x86, një program i cili është “Anti të ardhurave”. Në vend të kësaj AMD do që të jetë më selektiv në produktet e saj që i quan “mix”, dhe të fokusohet në produkte të një cilësie të lartë. “Ideja e “Anti të ardhurave” është e huaj për ne” tha Rory Read, CEO i AMD. Kompania AMD do të mbështesë çipet në tabletët me vlerë jo më të ulët se 300 dollarë tha Nathan Brrokwood, analist i Insight 64. AMD nuk ka burimet e duhura financiare për të bërë atë gjë që bën Intel.

AMD prodhon çipe për konsolat e lojërave si Microsoft Xbox One dhe Sony PlayStation 4 të cilët kanë ndihmuar në rritjen e të ardhurave me 28 % për tre mujorin e parë të këtij viti. Të ardhura e AMD në biznesin e kompjuterëve, serverave dhe tabletëve kanë pasur rënie. Kompania Intel ka fabrikat e saj në pronësi që prodhojnë çipet dhe mund të përballojnë subvencionet e çipeve të saj, ndërsa AMD prodhon çipet përmes prodhuesve të cilët ka kontratë si GlobalFoundries. Tregu i tabletëve aktualisht është favorizues për ARM, prandaj Intel i duhet të subvencionojë çipet e saj tek prodhuesit e pajisjeve me qëllim të hyjë në këtë sektor. Dhe AMD ashtu si në biznesin e kompjuterëve, mundet thjesht të shfrytëzojë suksesin që Intel mund të ketë në këtë kalim tek tregu i tabletëve për të hyrë edhe ajo vetë si konkurrent direkt i proçesorëve ARM. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AMD dhe Samsung bashkëpunojnë për të sjellë teknologjinë grafike Radeon tek smartfonët

Lajmet e fundit>