Harduer

AMD paralajmëron ardhjen e një procesori me 16 bërthama dhe 32 procese

Publikuar , 17 Maj 2017
0
Procesori u prezantua nga Jim Anderson gjatë analizës financiare të kompanisë ditën e Marte. Detajet munguan por procesori është spekuluar prej javësh dhe pritej të debutonte në Computex. AMD paralajmëron ardhjen e një procesori me 16 bërthama dhe 32 procese Photo Source: AMD

Quhet “Thradripper” dhe do të jetë procesori i parë desktop me 16 bërthama dhe 32 procese. Po, plot 16 bërthama procesor i cili pritet të hapë një luftë të re mes Intel dhe AMD.

Procesori u prezantua nga Jim Anderson gjatë analizës financiare të kompanisë ditën e Marte. Detajet munguan por procesori është spekuluar prej javësh dhe pritej të debutonte në Computex.

Megjithatë AMD nuk mund të priste më gjatë, dhe një arsye mund të kenë qenë spekulimet rreth një familjeje të re procesorësh Core i9 nga Intel.

Nëse spekulimet janë të vërteta atëherë procesori i Intel do të ketë 12 bërthama dhe teknologjinë e multi proceseve Hyper Threading. Ai do të bazohej në arkitekturën Skylake.

Por një procesor me 32 procese do të linte në hije edhe hardueirn më të fuqishëm të Intel, Core i7-6950X i cili ka 10 bërthama. “Ryzen Threadripper është dizajnuar për performancën më të lartë të mundshme në një desktop tha Anderson.

Ndërsa presim procesori Core i9 em 12 bërthama, procesori 16 bërthamësh i AMD do të thyente çdo standart. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook tha se ka fshirë 1.5 milion video të sulmit ndaj xhamive në Zelandë

Tags >

AMDintel
Lajmet e fundit>