Harduer

AMD paralajmëron ardhjen e procesorëve të performancës ekstreme për laptopët

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Maj 2022
Ryzen 7000 do të debutojë fillimisht në desktop këtë vit me seritë Raphael për të zëvendësuar linjën Ryzen 5000. AMD paralajmëron ardhjen e procesorëve të performancës ekstreme për laptopët

Me publikimin e rezultateve financiare të tre mujorit të parë të 2022, AMD gjithashtu zbuloi planet për seritë e reja të procesorëve Ryzen 7000 Zen 4 për laptopët.

Me procesorët e rinj të quajtur “seritë Dragon” AMD vë në shënjestër laptopët gaming extreme duke premtuar numrin më të lartë të bërthamave, threads dhe cache vendosur në një procesor mobil gaming.

Linja Dragon ka një dizajn TDP-je prej 55-vat dhe është dizajnuar përlapotpët më të trashë sesa 20mm. Ato vinë me arkitekturën PCIe 5 dhe memorien RAM DDR5, edhe pse disa modele mund të punojnë me më efikasitet por me më pak performancë në rastin e RAM-it LPDDR5.

Së bashku me linjën Dragon, AMD do të lançojë seritë “Phoenix” Ryzen 7000 Zen 4. Këta procesorë shkojnë për laptopët e hollë nën 20mm dhe TDP prej 35-45 vat.

Edhe këta procesorë kanë arkitekturën PCIe 5 por vinë vetëm me RAM LPDDR5.

Ryzen 7000 do të debutojë fillimisht në desktop këtë vit me seritë Raphael për të zëvendësuar linjën Ryzen 5000. Do të jenë procesorët e parë Zen 4 me platformën AM5 dhe arkitekturën TSMC 5-nanometër.

AMD nuk ka zbuluar detajet e linjës Dragon dhe Phoenix por pritet të debutojnë në 2023.

Sa i takon financave, AMD theu pritshmëritë duke gjeneruar 5.89 miliardë dollarë, një rritje me 71% në shitje nga viti në vit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e video lojërave pritet të bien pas 7 vitesh rritje konstante

Tags >

AMDRyzen