Harduer

AMD paraqet modelin e ri Radeon HD 7970

Publikuar , 22 Dhjetor 2011
0
AMD paraqet modelin e ri Radeon HD 7970

Kjo kartelë është paraqitur nga ana e AMD’s me qëllimin që të shfaqet në treg në muajin janar me një çmim prej 549 dollarë – pothuajse 200 dollarë më shumë sesa paraardhësi i tij, AMD 6970.

Përveç çmimit, mund të thuhet se pasardhësi tani sjellë disa specifika atletike, si një motor 925 Mhz që mund të shtyhet në 1.1GHz, 2,048 procesor transmetues dhe një memory bus muscular prej 384-bit që sjellë 3GB GDRR5. 

Në të njëjtën kohë, AMD shpreson që të bëjë kartelën më praktike sesa 6990’i me dy procesor duke sjellë konsumimin e energjisë së kartelës në më pak se 300W nën ngarkesë dhe në 3W kur është në modusin standard, dhe duke premtuar ftohje më pak të zhurmshme fal qarkullimit të përmirësuar të ajrit dhe fluturës më të madhe ftohëse. 

Ende duhet të presim për rezultate nga testimet që priten të bëhen në muajin në vazhdim, por deri atëherë Nvidia ka në plan që të paraqes GPU’n e saj Kepler në teknologjinë 28 nm që pritet të jetë një teknologji interesante. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  iPhone e 2020-ës do të kenë teknologjinë që flagshipët Galaxy S10 e ofron sot

Lajmet e fundit>