Harduer

AMD përshtat procesorët Athlon II për Windows 7

Publikuar , 20 Tetor 2009
0
AMD përshtat procesorët Athlon II për Windows 7

Sipas zëdhënësit të AMD Brent Barry, shtesat më të fundit në familjen Athlon II do t’i lejojnë prodhuesit të dizajnojnë një bashkësi të gjerë të platformave të “holla” të desktopit, duke përfshirë kompjuter Të-gjitha-në-një dhe PC me faktor forme më të vogël.

“Shumë familje janë duke investuar për kompjuterë të dytë e të tretë në shtëpi, të cilët i vendosin për të performuar në role specifike për anëtarë individual të familjes” tha Barry.

“Si rrjedhojë e kësaj, familje e plotë e procesorëve AMD Athlon II tani sjellë performancë të lartë dhe variacione procesorësh me dual, triple dhe quad bërthama, duke u përshtatur kështu me nevojat e ndryshme kompjuterike”.

Megjithatë, Barry shpjegoi se AMD mbetet e “fokusuar” në sjelljen e një eksperience “reale” kompjuterike nëpër të gjitha platformat e saja.

“Caku ynë është që të ofrojmë një eksperiencë reale dhe të lirë kompjuterike për përdoruesin – duke përfshirë sjellje të përshpejtuar të videos HD” tha Barry. “Kjo është arsyeja jonë pse çipat Athlon II sjellin performancë shumë më të mirë për shumë më pak para sesa konkurrenca”.

Barry deklaroi se procesori AMD Athlon II X2 240e ka performuar “70% më mirë” në testimet e medias dhe argëtimit, dhe ka ofruar kursime prej rreth 400$ në krahasim me Intel Core 2 Duo E7400.

Ngjashëm, procesori AMD Athlon II X3 435 sjellë kursime prej 1005 dollarë, duke ofruar 75% performancë më të mirë në media dhe argëtim, në krahasim me Intel Core 2 Duo E8500.

Barry gjithashtu paralajmëruar se AMD është “pozicionuar mirë” për debutimin zyrtar të Windows 7.

“Është me rëndësi për AMD që të dal në front të pakos për paraqitjen e Windows 7. Ne jemi pozicionuar për këtë gjë, me përshpejtim dhe përkrahje të virtualizimit. Driver-ët tonë janë gati për punë. Prej një këndvështrimi nga CPU-ja dhe grafika, ne kemi një start më të mirë se Intel” deklaroi Barry.

LEXO EDHE:  Apple mban sot një aktivitet, çfarë ka përgatitur gjigandi i iPhone

Ai shtoi se Windows 7, për dallim prej Vista, sipas të gjitha gjasave do të shtyjë para shitjet e kompjuterëve të rinj.

Lajmet e fundit>