Harduer

AMD prezantoi kartën e parë grafike me arkitekturën Vega, më e shpejta në botë

Publikuar , 17 Maj 2017
0
Me fjalë të tjera ajo nuk është për kompjuterat e lojërave. Ndërsa mund të zhgënjejë disa entuziastë, të tjerë do ti gëzojë. AMD prezantoi kartën e parë grafike me arkitekturën Vega, më e shpejta në botë Photo Source: AMD

Më në fund AMD-ja prezantoi kartën e parë grafike me arkitekturën Vega. Ajo quhet Radeon Vega Frontier Edition dhe është dizajnuar për kreativët e inteligjencës artificiale dhe pionerët e shkencës.

Me fjalë të tjera ajo nuk është për kompjuterat e lojërave. Ndërsa mund të zhgënjejë disa entuziastë, të tjerë do ti gëzojë.

AMD thotë se Radeon Vega Frontier ka 64 njësi përpunimi të gjeneratës së re të cilat prodhojnë 13 teraflops performancë. Nvidia GTX 1080 Ti ofron 11.3 teraflops ndërsa Titan XP 12 teraflops.

AMD e quan si kartën grafike më të shpejtë në botë. Ajo ka 16GB memroje HBM2 e cila është e aftë të transferojë 480 gigabajt të dhëna çdo sekond. Ndërsa Nvidia Titan XP ka 12Gb memorje e cila është më e shpejtë me kapacitet 548 gigabajt në sekond.

Sipas kompanisë Vega Frontier është 27% më e shpejtë sesa Titan XP. Karta grafike del në shitje në Qershor ndërsa çmimi nuk është zbuluar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rritet numri i laptopëve HP me bateri që shpërthejnë në flakë

Tags >

AMDVega
Lajmet e fundit>