Harduer

AMD prezanton procesorët e parë të arkitekturën Zen 3

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Tetor 2020
0
Pjesa tjetër e linjës 5000 është një model me 8 bërthama Ryzen 5800X dhe një me 6 bërthama 5600X që shiten për 449 dhe 299 dollarë respektivisht. AMD prezanton procesorët e parë të arkitekturën Zen 3

Si mund të krijonte AMD një procesor të tretë të suksesshëm Ryzen 9? Vitin e kaluar ishte e qartë se kompania kishte sjellë një sfidë të vërtetë për Intel sidomos në performancën e video lojërave.

Me arkitekturën e re Zen 3 AMD shkoi edhe ilustrimet edhe njëherë për të krijuar një procesor dhe platformë e cila është më efikase.

Madje kompania mori më shumë frekuenca turbo dhe 19% më tepër instruksione (IPC) që tregon performancën e vërtetë.

Sot kompania prezantoi Ryzen 9 5900X i cili debuton më 15 Nëntor. Është një çip me 12 bërthama dhe 24 procese me frekuencë 4.8Ghz turbo, 64MB L3 Cache dhe dizajn termik 105-vat.

AMD thotë se 5900X ofron 26% më shumë performancë në lojëra sesa Zen 2. Në vençanti është rritur performanca për bërthamë ku AMD ka hasur vështirësi. Kompania thotë se është procesori i parë me 600 pikë për bërthamë në Cinebenc R20 1T me 631 pikë. Procesori Core i9-10900K shënon 544 pikë edhe pse ka frekuencë më të lartë.

Pjesa tjetër e linjës 5000 është një model me 8 bërthama Ryzen 5800X dhe një me 6 bërthama 5600X që shiten për 449 dhe 299 dollarë respektivisht.

Së fundi kompania kishte ruajtur një suprizë, modelin Ryzen 5950X me 16 bërthama dhe 32 procese si dhe 4.9Ghz frekuencë turbo duke ruajtur të njëjtin dizajn termik prej 105-vat. Është zgjidhje ideale për ata që duan performancën e një Threadripper por me kosto shumë më të ulët.

Çfarë e bën Zen 3 të veçantë? Dizajni i ripunuar duke krijuar një kompleks të unifikuar me 8 bërthama që ul vonesat e instruksioneve dhe lejon bërthamat të arrijnë vetë L3 Cache e procesorit. Rezultat e këtij dizajni do të ndihen kryesisht në lojëra dhe transmetimin e tyre online si Twitch.

LEXO EDHE:  Lenovo sjell specifikimet e 2020 për laptopët e biznesit ThinkPad

Në terësi Zen 3 është 24% më i shpejtë sesa Zen 2 dhe 2.4 herë më shumë sesa Zen 1. AMD tha se kompania aktualisht po punon në Zen 4 arkitekturën 5-nanometër. /PCWorld Albanian

Tags >

AMD