Harduer

AMD sjell çipin që kursen energjinë, në platformën buxhetore AM1 për desktop-ët

Publikuar , 11 Prill 2014
0
AMD sjell çipin që kursen energjinë, në platformën buxhetore AM1 për desktop-ët

amd-am1-100260183-largeAMD po ofron platformën e re “AM1” duke sjellë edhe grafika në pajisjet me kosto të ulët të kompanisë. AM1, në esencë është një APU e re e kompanisë në fjalë që bashkon procesorët e kompjuterit, procesorët e grafikave në një çip të vetëm më efiçent në kursimin e energjisë.

Ky produkt i ri vjen si konkurrencë ndaj cipeve Intel Bay Trail të kompanisë në fjalë, por teksa çipet e Intel vijnë së bashku me motherboard-et dhe nuk mund të ndërrohen, platforma AM1 është ndërtuar me një fole (Socket) të re FS1b, që ju mundëson të ndërroni APU-të. APU-të në platformën AM1 mund të mbajnë dy ose katër bërthama “Jaguar” AMD 28 nm, po të njëjtat si në Xbox One dhe Playstation 4 si dhe një kartë grafike 128 bërthamëshe Radeon më arkitekturën GCN të kompanisë. Dy APU-të më të lira të platformës AM1 janë të markës legjendare Sempron, ndërsa dy të tjerët do të jenë në markën Athlon.

Bërthamat e grafikave të AMD Radeon janë superiore krahasuar me grafikat e integruara Intel. Falë kësaj, AMD pretendon se Athlon 5350 ofron një performancë më superiore krahasuar me Intel Pentium J2900, duke ofruar gjithashtu një performancë lojërash 2.8 herë më të shpejtë se çdo procesor Pentium ose Celeron të kombinuar më një grafikë Nvidia G210. Përtej grafikave dhe mundësive për përmirësimin e harduerit, AMD po e pozicionon platformën e saj desktop Kabini kundër Intel Bay Trail duke ofruar një mbështetje më të gjerë të sistemeve operative: AM1 mbështet Windows XP,7 dhe 8 si dhe të dy arkitekturat 32bit dhe 64 bit, ndërsa Bay Trail mbështet Windows 7 dhe 8 si dhe vetëm arkitekturat 64 Bit. AM1 gjithashtu mbështet një RAM më të shpejtë sesa Bay Trail, deri në 1600 Mhz kundër 1333 Mhz që mbështet Bay Trail si dhe një portë shtesë USB 3.0.

LEXO EDHE:  Telekom Albania shpallet fitues i frekuencave të internetit 4G të shpejtë

Dhe e fundit, motherboard-et AM1 pritet të kenë një çmim diku mes 25 $ dhe 35 $, me ASRock, Asus, Biostar, MSI, ECS dhe Gigabyte. Gjithashtu edhe APU-të Kabini janë po aq të lira sa edhe motherboard-et. AMD Sempron 2650 dhe 3850 do të shiten për 34 $ dhe 39 $ respektivisht, ndërsa Athlon 5150 dhe 5350 do të kushtojnë 49 $ dhe 59 $. (PCWorld Albanian)

Tags >

AMD
Lajmet e fundit>