Softuer

AMD sjellë Crysis në iPhone

Publikuar , 12 Shtator 2009
0
AMD sjellë Crysis në iPhone

Dje Ars Technica ka raportuar se ka qenë e pranishme në një ngjarje të AMD-s në bordin e USS Hornet, dhe prej ku ka qenë në gjendje të shikojë për së afërmi produktet e ardhshme të kësaj kompanie. Pavarësisht faktit se vendi ishte i mbushur me 2.5 teraFLOPS fuqi  përpunuese që ofrohej nga GPU-ja e gjeneratës së ardhshme të AMD-s, Ars dukej më së tepërmi e interesuar në shikimin e tërë asaj fuqie procesorike sesi vënë në funksion një demo të Crysis në një iPhone. Në fakt, Ars tha se kjo ndoshta ishte “shfrytëzimi  thellësisht më intrigues i GPU-s së ardhme të AMD-s”.

OTOY ishte përgjegjës për një veçori të tillë, duke ofruar një shërbim që sipas të gjitha gjasave sjellë lojëra 3D në kohë reale përgjatë internetit pa ngarkuar pajisjen gjegjëse, qoftë ajo një PC i dobët apo në një rast tjetër, Apple iPhone. Procesi funksion duke përpunuar lojën në një server (dukshëm duke shfrytëzuar GPU-n e re të AMD-s), dhe përkrah saj frames kapen përmes softuerit të OTOY. Frames pastaj kompresohen dhe dërgohen përgjatë rrjetit tek klienti. Softueri i klientit më pas i dekompreson frames dhe pastaj i shfaq ato në një dritare. Të hyrat e përdoruesit pastaj dërgohen prapa tek serveri përmes UDP-s.

Në rastin e demos së Crysis, prezantimi i shfaqur punoi rrjedhshëm. “Ekrani i iPhone kishte madhësi të vogël që ishte më se e mjaftueshme sa që nuk mund të dallojë artefaktet e kompresuara dhe rrjedhshmëria e lojës ishte në nivel të duhur dhe me reagim të shepjtë” tha Jon Stokes nga Ars Technica. “Përveç skemës së përgjysmuar për kontrollim, që duke se ishte hakuar në minutën e fundit, vërtetë Crysis po funksiononte në iPhone”.

LEXO EDHE:  Tashmë mund të ndani rezultatet e kërkimit të Google me të tjerët

Stokes ka sjellë një pikë interesante në pah gjatë testimit të demos së Crysis: pse AMD/ATI do të mendonin se transmetimi i lojërave përgjatë internetit është një ide e mirë afatgjate? Në fund të fundit, a nuk do të përfitonte kompania më shumë të holla prej gejmerëve dhe konsumatorëve të përgjithshëm përmes blerjes së kartelave të reja grafike, sesa përmes përditësimit të shërbimit për luajtje për të përpunuar fermat e tyre?

Është e mundur se kompania po shikon tregun transmetues si një burim të ri të të hyrave si shtesë ndaj konsumimit momental të konsumatorëve. Por kjo mund të vlejë vetëm për momentin!

Lajmet e fundit>