Harduer

AMD thotë se Ryzen 7 5800X3D është më i shpejtë se Core i9-12900K

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Mars 2022
Krahas këtij procesori AMD zbuloi edhe disa modele buxhetore përfshirë tre variante Zen3 si Ryzen 5 5500, Ryzen 5 5600 dhe Ryzen 7 5700X. AMD thotë se Ryzen 7 5800X3D është më i shpejtë se Core i9-12900K

Procesori i parë AMD me 3D V-Cache më në fund ka mbërritur. AMD do të shesë Ryzen 7 5800X3D duke filluar nga data 20 Prill për 449 dollarë.

Është i njëjti çmim që ka Ryzen 7 5800 kur ishte i ri por kompania premton më shumë falë 100MB Cache në 5800X3D krahasuar me 36MB që kishte 5800X.

Në Janar AMD pretendonte se 5800 X3D do të kishte performancë më të lartë sesa Ryzen 9 5900X dhe Core i9-12800K në gaming edhe pse mbetet për tu parë.

Krahas këtij procesori AMD zbuloi edhe disa modele buxhetore përfshirë tre variante Zen3 si Ryzen 5 5500, Ryzen 5 5600 dhe Ryzen 7 5700X.

Gjithashtu u zbuluan edhe dy modele Zen2 siç janë Ryzen 3 4100 me frekuencë 4Ghz dhe Ryzen 5 4500 me frekuencë 4.1Ghz. së fundi Ryzen 5 4600G është për gamerat e lehtë dhe vjen me grafika të integruara Vega. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bursat e kriptomonedhave bllokojnë regjistrimin e përdoruesve nga Kina

Tags >

AMDRyzen