Harduer

AMD ul koston e procesorëve me tre modele të reja Zen 4

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Dhjetor 2022
Këto tre procesorë janë dizajnuar për përdoruesit në masë dhe ndryshe nga modelet X, kanë frekuenca më të ulëta por edhe çmime ndjeshëm më të përballueshme. AMD ul koston e procesorëve me tre modele të reja Zen 4

Procesorët desktopë Ryzen 7000 “Zen4” të varianteve jo-X, do të dalin në shitje më 10 Janar në tre modele të reja.

Muajin e kaluar u raportua se AMD po punonte me tre  procesorë të rinj Ryzen 7000 konkretisht: Ryzen 9 7900, Ryzen 9 7700 dhe Ryzen 5 7600.

Këto tre procesorë janë dizajnuar për përdoruesit në masë dhe ndryshe nga modelet X, kanë frekuenca më të ulëta por edhe çmime ndjeshëm më të përballueshme.

AMD ka planifikuar ti prezantojë në CES 2023 ndërsa pak ditë më pas të dalin në shitje.

AMD Ryzen 9 7900 – 12 bërthama Zen 4 për 429 dollarë

Ky procesor do të ketë 12 bërthama, 24 threads dhe 76MB cache (64MB L3 dhe 12MB L2) si dhe një frekuencë bazë prej 3.6Ghz dhe turbo prej 5.4Ghz.

Kushton 120 dollarë më pak sesa 7900X dhe frekuenca turbo është 200Mhz më e ulët.

AMD Ryzen 7 7700 – 8 bërthama Zen 4 për 329 dollarë

Modeli i radhës ka 8 bërthama dhe 16 threads me 40MB cache (32MB L3 + 8MB L2) dhe frekuencë bazë prej 3.6Ghz dhe turbo prej 5.3Ghz. procesori kushton 70 dollarë më pak sesa Ryzen 7 7700X dhe frekuencë turbo prej 100Mhz më të ulët.

AMD Ryzen 5 7600 – 6 bërthama Zen 4 për 229 dollarë

Së fundi vjen Ryzen 5 7600 me 6 bërthama dhe 12 threads me 38MB cache (32MB L3 + 6MB L2) dhe frekuencë bazë prej 3.8Ghz dhe turbo prej 5.1Ghz. Çipi kushton gjithashtu 70 dollarë më pak sesa Ryzen 5 7600X dhe frekuenca e tij turbo është 200Mhz më e ulët.

Në tërësi frekuencat bazë të çipeve janë reduktuar ndjeshëm nga 4.7Ghz për 7900X në 3.6Ghz për 7900, nga 4.5Ghz për 7700X në 3.6Ghz për 7700 dhe nga 4.7Ghz për 7600X në 3.8Ghz për 7600.

LEXO EDHE:  Microsoft Edge ju ka kursyer përdoruesve një sasi të konsiderueshme të memories RAM

Procesorët e rinj pritet të ofrojnë më shumë vlerë për koston që kanë në platformën AM5 e cila ka qenë pengesa kryesore e adoptimit për shkak të kostos së lartë të pllakave amë.

Në CES 2023 pritet që AMD të prezantojë edhe modelet e reja 3D-VCache të procesorëve. /PCWorld Albanian

Tags >

AMDRyzen