Harduer

AMD zbuloi super APU-në me procesorë Ryzen dhe grafika Vega

Publikuar , 31 Maj 2017
0
Tani kompania kërkon të zgjerojë potencialin e tyre duke shfrytëzuar bërthamat e reja Ryzen të cilat me sukses kanë rivalizuar Intel. AMD zbuloi super APU-në me procesorë Ryzen dhe grafika Vega Photo Source: AMD

AMD prezantoi dy prej teknologjive më të shumëpritura prej vitesh në Computex 2017: një sistem çipesh i cili kombinon një procesor Ryzen dhe një procesor grafik Vega.

Sipas AMD-së, kjo APU (Accelerated Processing Unit), do të ofrojë 50% më shumë performancë procesorike dhe 40% më shumë fuqi grafike sesa harduerët e gjeneratës së kaluar.

Edhe pse AMD ka vuajtur prej një dekade dhe dështuar të konkurrojë Intel, APU-të e saj ofronin performancë të kënaqshme në kosto të ulët.

Tani kompania kërkon të zgjerojë potencialin e tyre duke shfrytëzuar bërthamat e reja Ryzen të cilat me sukses kanë rivalizuar Intel.

Është pikërisht ky fakt që e bën edhe më emocionues produktin e parë me këtë APU. Laptopi në të cilin u demonstrua APU-ja kishte një trashësi vetëm 15 mm. Sa i përket Vega, mbetet për tu mësuar tipi i memorjes që do të ketë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AMD dhe Samsung bashkëpunojnë për të sjellë teknologjinë grafike Radeon tek smartfonët

Tags >

AMD
Lajmet e fundit>