Biznes

AMD zbut humbjet, rezultatet e çerekut të dytë pozitive

Publikuar , 16 Korrik 2010
0
AMD zbut humbjet, rezultatet e çerekut të dytë pozitive

Raportet financiare janë paraqitur dy ditë pasi rivali kryesor i AMD, Intel paraqiti të hyrat më të mëdha dhe margjinat më të larta të profitit në historinë 42 vjeçare të kompanisë. Çipat e AMD-së janë brenda 20 për qind të kompjuterëve personal dhe serverëve të botës . Intel është furnizues për pothuajse tërë pjesën tjetër të mbetur.

CEO i AMD-së, Dirk Meyer tha se konsumatorët në Evropë dhe Kinë kanë qenë të përkushtuar në krijimin e rezervave për çipa për shkak të frikës ndaj valëve të kërkesave. “Por AMD nuk është duke vështruar ndonjë shenjë të ngadalësimit që mund të shkaktojë ndryshime në parashikiemt fiskale” tha Meyer.

Humbjet neto të AMD-së ishin 43 milion dollarë apo 6 cent për aksion, në çerekun që përfundoi me 26 qershor. Të hyrat në anën tjetër ishin 1.65 miliard dollarë, një rritje prej 40 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Analistët kishin pritur diçka rreth 1.55 miliard dollarë. AMD pret që të hyrat në çerekun e tretë të vazhdojnë me linjën e trendeve sezonale. Priten rreth 1.66 miliard dollarë.

Numrat e AMD reflektojnë ndryshimet e mëdha që kompania ka bërë për të shkurtuar shpenzimet. Ndryshimi më i madh ishte ndarja e fabrikave të prodhimit të çipave në një kompani të veçantë të quajtur GlobalFoundries Inc në vitin 2009, me përkrahjen e shtetit Abu Dhabi.

AMD duket se ka fituar nga të njëjta fuqi që ka përfituar Intel, përkatësisht nga rritjet e shpenzimeve të korporatave në PC dhe server, pas një prej krizave më të mëdha ekonomike në 70 vitet e fundit.

LEXO EDHE:  Të ardhurat e Google poshtë pritshmërive

Lajmet e fundit>