Biznes

Amerika lehtëson vizat për ndërmarrësit!

Publikuar , 16 Tetor 2011
0
Amerika lehtëson vizat për ndërmarrësit!

Për të shtyrë para programin, USCIS është duke rekrutuar ekspertë të industrisë dhe ndërmarrës për të këshilluar agjencinë mbi politikat e reformave që mund të inkurajojnë imigrimin për të nxitur investitorët , ndërmarrësit dhe punëtorët me njohuri të specializuara. 

Iniciativa e re është iniciativa më e fundit në kuadër të disa prej programeve për viza të agjencisë. Në maj, USCIS ka propozuar një thjeshtësim dhe përshpejtim të EB-5 apo Programit për Investitor Imigrant. Më pas në gusht, USCIS ka lansuar një fushatë informuese duke tentuar të përmirësojë mundësitë e imigrantëve për të fituar një vizë dhe për të shkuar në SHBA.

Programi më i ri fillon me një seri të samiteve ndërkombëtare për të marr të dhëna hyrëse. USCIS planifikon të krijojë një ekip që përfshinë ndërmarrës për të formësuar politikat e reja. Detajet rreth të cilave ndërmarrësit do të marrin pjesë dhe si të marrin pjesë në program, janë ende të panjohura. 

E përderisa bota po vazhdon të krijojë politikat më të përshtatshme për të thithur trurin, për të nxitur zhvillimin, bizneset e ekonominë, ne në Kosovë po vazhdojmë tua vështirësojmë jetën të gjitha reparteve. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Telekomi i Kosovës ka edhe tre ditë afat për t’i paguar 25 milionë euro Z-Mobile

Lajmet e fundit>