Blog

Amerika nuk mund të na shkatërrojë thotë themeluesi i Huawei

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2019
0
Në SHBA është e ndaluar përdorimi i pajisjeve të Huawei jo vetëm në agjencitë shtetërore por në pothuajse çdo institucion publik dhe privat. Amerika nuk mund të na shkatërrojë thotë themeluesi i Huawei

Themeluesi i Huawei ka vendosur ti kundërpërgjigjet Shteteve të Bashkuara duke thënë ditën e Marte se Amerika nuk mund të na shkatërrojë ne.

Ren Zhengfei, i cili themeloi kompaninë në 1987, nuk bën shpesh komente publike por në një intervistë të rrallë për BBC tha se biznesi i Huawei vazhdon të rritet pavarësisht presionit Amerikan.

Me urdhër të Shteteve të Bashkuara u arrestua në Kanada bija e tij Meng Wanzhou e cila shërben edhe si CFO e kompanisë.

“Bota ka nevojë për Huawei sepse jemi më të avancuar sesa mund të ofrojnë të tjerët. Edhe sikur tu kërkojnë vendeve të na refuzojnë, ne do të vazhdojmë të përmirësojnë cilësinë dhe sigurinë e produkteve,” tha Zhengfei.

Arrestimin e vajzës së tij Meng e quajti një akt të motivuar politikisht dhe të papranueshëm.

Në SHBA është e ndaluar përdorimi i pajisjeve të Huawei jo vetëm në agjencitë shtetërore por në pothuajse çdo institucion publik dhe privat.

SHBA kanë arritur të bindin Australinë, Zelandën e Re dhe Japoninë ta refuzojnë.

Megjithatë Huawei fitoi një betejë në Britani kur autoritetet e këtij vendi nuk dëshirojnë të bllokojnë Huawei. Kjo mund ti lejojë operatorët Britanikë të punojnë me Huawei për të ndërtuar rrjetet 5G.

Kjo votëbesim e cila është në kontrast me axhendën Amerikane shërben si inkurajim për kompaninë Kineze por edhe ato vende që ishin në dilemë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei do të prezantojë më 17 Dhjetor një telefon ma dizajn unik të kamerës selfie

Tags >

5GHuawei
Lajmet e fundit>