Harduer

AmigaKit e sjell Amiga-n në shekullin 21 me një X1000 të ri

Publikuar , 24 Tetor 2011
0
AmigaKit e sjell Amiga-n në shekullin 21 me një X1000 të ri

Ende, një grup i entuziastëve e ka mbajtur të ndezur një qiri të ndezur dhe këtu dhe atje ju ende mund ta gjeni një makinë funksionuese, me zell të mbajtur nga dikush i cili këmbëngul që sistemi i skedarëve ose bërthama për multitasking janë ende mjaft të çmueshme. Por a do ta prisni një brend të ri të kompjuterëve personalë me gjëra moderne dhe një çmim prej më shumë se 2000 dollarë?

Kjo është vetëm ajo që sapo është lëshuar nga Amigakit, e cila ka siguruar të drejtat e distribucionit tek sistemit desktop X1000 të shumëpritur (nga dikush). Ja edhe veçoritë:

– Procesor (i arkitekturës PowerPC) dybërthamor 2GHz PowerISA

-GPU AMD Radeon 4650

– 1GB RAM DDR2

-500GB hard disk

-2 PCIe x16 sllote, 4 DIMM sllote, 4x SATA 2, 10x USB 2.0<

Veçoritë e tjera mund t’i gjeni në OS News, me disa informata plotësuese. Megjithëse nuk është e nevojshme që të blihet ky kompjuter, është për t’u vlerësuar lart përpjekja e anëtarëve në ndërmarrjen prodhuese për t’i përdorur këto komponente elektronike./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  HP përditëson laptopin e lojërave Omen 15

Lajmet e fundit>