Blog

Analistët japin parashikimin se kur do të keni në duar një smartfon 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Nëntor 2019
0
Por firma analitike gjithashtu thotë se shitjet e përgjithshme do të rriten me 1.5%. IDC tha se në 2010-ën, kur 4G-ja u prezantua, në vitin e parë penetrimi i smartfonëve 4G në treg ishte vetëm 1.3%. Analistët japin parashikimin se kur do të keni në duar një smartfon 5G

Edhe pse rritja globale e shitjeve të smartfonëve nuk pritet të ndryshojë në vitet e ardhshme, konsumatorët do të përqafojnë gjeneratën e re të rrjeteve celulare 5G me që nga fazat e hershme sipas firmës analitike IDC.

Hulumtuesit e firmës kanë rritur parashikimet për shkak të zhvillimeve të fundit në tregun Kinez. Në 2020, vitin e parë ku smartfonët 5G do të shiten në masë, një total prej 190 milionë njësish do të shiten ose 14% të shitjeve totale për 2020 thotë IDC.

Por firma analitike gjithashtu thotë se shitjet e përgjithshme do të rriten me 1.5%. IDC tha se në 2010-ën, kur 4G-ja u prezantua, në vitin e parë penetrimi i smartfonëve 4G në treg ishte vetëm 1.3%.

Ndërsa në Korenë e Jugut, SHBA, Australi dhe Britani shërbimet komerciale 5G janë lançuar, operatorët Kineze kanë varur shpresat tek adoptimi në masë i shërbimeve 5G me mbështetjen e qeverisë Kineze.

Rrjetet 5G premtojnë shpejtësi më të larta shkarkimi deri në 100 herë më shumë sesa 4G, vonesa të reduktuara transmetimi dhe kapacitet masive të dhënash.

Prodhuesi i katërt më i madh në Kinë, Xiaomi, ka premtuar të lançojë të paktën 10 modele telefonësh 5G vitin e ardhshëm e madje çdo telefon me çmim mbi 300 dollarë do të ketë teknologjinë 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Redmi 7 sjell dy kamera dhe bateri 4,000 për 100 dollarë

Lajmet e fundit>