Analiza

Analistët parashikojnë që iPhone 6 pritet të ketë ekran prej 5 inç

Publikuar , 11 Tetor 2013
0
Analistët parashikojnë që iPhone 6 pritet të ketë ekran prej 5 inç

iPhone 6 i Apple do të “kërcejë” në madhësinë e ekranit pothuajse 5 inç nga madhësia e tanishme prej 4 inç.

Të paktën, këtë e thotë analisti nga Cantor Fitzgerald, Brian White. Pas takimit të realizuar së fundi me një furnizues të Apple, White shprehu bindjen që një ekran i ri i madh për iPhone do të dalë vitin e ardhshëm, siç është raportuar nga Boy Genius Report.

“Takimi ynë me një ofrues të zinxhirit të furnizuesve të teknologjisë theksoi që një iPhone më i madh është në përgatitje dhe kontakti ynë pret një lëshim në kornizën kohore 2Ç:14/3Ç:14,”- tha White në një shënim për investitorë të lëshuar gjatë të enjtes.

“Pothuajse një vit më parë, hulumtimi ynë në Azi zbuloi punën në faza të hershme të një ekrani më të madh të iPhone dhe ne treguam në raportin tuaj për nismën e Apple të datuar më 9/4/13 që një ekran më i madh në iPhone është i mundshëm në vitin 2014 që mund të arrinte 5 inç.”

Me takimin e sotshëm, ne jemi të bindur që një iPhone më i madh (përafërsisht 5 inç) do të bëhet realitet në 2014-ën.”

Parashikimi i White ndjek një pohim të ngjashëm nga analisti nga Jefferies, Peter Misek, që iPhone 6 do të ketë një ekran prej 4.8 inç. Parashikimi i Misek ndoqi një takim të bërë mes atij dhe furnizuesve të Apple në Azi.

Analisti nga DisplaySearch, David Hsieh, po ashtu ka deklaruar që një ekran më i madh për pajisjen iPhone të gjeneratës së ardhshme pritet të vijë, posaçërisht një me madhësi prej 4.7 inç. (PCWorld Albanian)

Iphone 6

LEXO EDHE:  Ja aplikacionet popullore për iOS që janë piratuar nga hakerët

Lajmet e fundit>