Harduer

Analistët parashikojnë: Së shpejti në treg, iPad Pro, më i fuqishëm dhe më i madh

Publikuar , 26 Tetor 2013
0
Analistët parashikojnë: Së shpejti në treg, iPad Pro, më i fuqishëm dhe më i madh

ipad6Kanë kaluar vetëm disa ditë që kur Apple lançoi iPad-ët e rinj, por analistët parashikojnë se ndryshimi i emrin për iPad-in e fundit është një shenjë e ndryshimeve që do të vijnë nga gjigandi teknologjik. Sipas tyre, Apple po përgatit një tablet për përdoruesit e biznesit.

Dy prej kërkuesve lider të tregut janë shprehur se vendimi për ta hequr numrin “5” nga emri, duke e ndryshuar atë në iPad Air, ishte një shenjë e mundshme për një iPad të ardhshëm, i cili mund të jetë më i madh dhe më i fuqishëm.

“Ka shumë mundësi që ndryshimi i emrit të jetë bërë më qëllim. Çdo gjë që bën Apple e bën për një arsye të paramenduar mirë,” u shpreh analisti i RW Bair, Will Power. “Krijimi i një iPad-i posaçërisht për produktivitet është diçka ligjike pas kësaj periudhe.”

Edhe analisti i Piper Jaffray, Gene Munster, është dakort, duke thënë se “iPad Pro” mund të jetë projektuar posaçërisht për përpunim teksti, tabelash apo prezantimesh. “Duke marrë parasysh këto gjëra, i hapet vendi një tableti “Pro”, në mënyrë që të ofrohet një pajisje me performancë më të lartë.”

Modelet e ardhshme të Apple do të kenë patjetër procesorin 64-bit A7, ashtu si iPad Air. Ndërkohë, thashethemet e fundit flasin mbi një iPad me ekran 12 inç si dhe një Touch Cover të ri, me tastierë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple iOS 13 kalon 50% adoptim

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>