Harduer

Analisti i shquar i Apple parashikon sukses të paprecedent për Galaxy S10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Mars 2019
0
Ai ka parashikuar që këtë vit edhe Apple të sjellë telefonët e parë me tre kamera të pasme por deri atëherë Galaxy S10 do të shijojë një shëtitje të patrazuar në vëmendjen e konsumatorëve. Analisti i shquar i Apple parashikon sukses të paprecedent për Galaxy S10

Analisti i shquar për parashikimet e tij rreth produkteve të Apple ka diçka për të thënë edhe për Samsung.

Ming Chi-Kuo parashikon 40 deri në 45 milion shitje për Galaxy S10-ën në vend të 30-35 milionë që kanë parashikuar shumica e analistëve.

Sipas tij arsyeja kryesore për këtë trend më pozitiv sesa është parashikuar për flashipët e rinj të Samsung është diferencimi i dukshëm me telefonët e Apple.

Kuo thotë se konsumatorët do të zgjedhin një Galaxy S10 përpara iPhone të 2018-ës për disa arsye: skaneri ultrasonik, kamera e trefishtë dhe karikimi wireless i telefonit dhe aksesorëve.

Ai ka parashikuar që këtë vit edhe Apple të sjellë telefonët e parë me tre kamera të pasme por deri atëherë Galaxy S10 do të shijojë një shëtitje të patrazuar në vëmendjen e konsumatorëve.

Do të jetë fundi i vitit kur iPhone të arrijë ritmin e Galaxy S10-ës dhe fituesi më i madh nga kjo do të jetë furnizuesi me kamera i Apple.

Një tjetër arsye pse Galaxy S10-ta do të performojë më mirë është interesi i lartë ndaj serive në Kinë. Apple nuk ka arritur do të impresionojë konsumatorët dhe adhuruesit Kinezë. Ata që janë në kërkim të një brendi të huaj, Samsung padyshim do të jetë aty për të mbushur këtë boshllëk. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni me palosje i Samsung mund të debutojë në Nëntor

Lajmet e fundit>