Blog

Analisti i Wall Street që paralajmëroi rënien e Bitcoin në 2018 jep parashikimin e tij për 2020

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Nëntor 2019
0
Tashmë është veterani i Wall Street Peter Brandt i cili parashikoi rënien shkatërruese të 2018-ës që jep lajmet më të këqija se bitcoin ka për të prekur fundin në Korrik të 2020. Analisti i Wall Street që paralajmëroi rënien e Bitcoin në 2018 jep parashikimin e tij për 2020

Investitorët e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera kanë pasur shpresa se 2019-ta do të ishte viti i rikthimit të kriptomonedhës më të madhe në botë në vlerat rekord të fundit të 2017-ës por ngjarjet e fundit kanë vënë në dyshim këto pritshmëri.

Çmimi i bitcoin, i cili mbrëmjen e kaluar ra në 6,551 dollarë në bursën e Bitstamp, javën që shkoi u godit nga paralajmërimet e lëshuara nga Kina ndaj tregtuesve të kriptomonedhës.

Tashmë është veterani i Wall Street Peter Brandt i cili parashikoi rënien shkatërruese të 2018-ës që jep lajmet më të këqija se bitcoin ka për të prekur fundin në Korrik të 2020.

Në Twitter ai shkruante se bitcoin do të bjerë në 5,500 dollarë. Bitcoin ra me 6% në 24 orë duke fshirë miliardë dollarë vlerë nga kriptomonedha më e madhe në botë.

Por Brandt është shprehur se bitcoin do të arrijë në 100,000 dollarë në një të ardhme jo të largët. Megjithatë investitorët kanë shpresë se vitin e ardhshëm do të shihet një rritje e përdorimit të bitcoin nga distributorët dhe njerëzit të cilët e shfrytëzojnë për pagesa.

Në Maj të 2020-ës shpërblimi për gërmuesit do të përgjysmohet nga 12.5 bitcoin në 6.25 bitcoin. Bakkt, një firmë investitorë në Bursën e Nju Jorkut, muajin e kaluar tha se do të lançonte një aplikacion konsumatorë për blerje përmes kriptomonedhash në 2020-ën ku Starbucks do të jetë partneri i parë i lançimit së bashku me Microsoft dhe Boston Consulting Group.

Por të shumtë janë ata të industrisë tradicionale financiare që nuk binden nga bitcoin. Këtë muaj ish presidenti i Bankës Qendrore Evropiane sulmoi bitcoin dhe projektin Libra të Facebook duke thënë se jo vetëm që nuk janë para e vërtetë por as e ardhmja e parasë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kina hedh hapin e madh, licencon 5G për katër operatorët vendas

Lajmet e fundit>