Lajmet

Analisti Ming-Chi Kuo: iPad Mini 2 të mbështes paraqitjen Retina

Publikuar , 17 Janar 2013
0
Analisti Ming-Chi Kuo: iPad Mini 2 të mbështes paraqitjen Retina

iPad MiniGjenerata e ardhshme e iPad Mini-it do të ketë një rezolucion të lartë me paraqitjen Retina, thotë analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo.

Në një shënim për investitorë të paraqitur dy ditë më parë nga MacRumors, Kuo projekton që iPad Mini 2 do të vijnë me të njëjtën paraqitje Retina që tashmë ofrohet nga homologu i vet më i madh.

Përditësimi do të jetë i dobishëm jo vetëm për konsumatorët, por edhe për zhvilluesit të cilët pastaj mund të dizajnojnë aplikacione të njëjta me rezolucion të lartë për t’u përshtatur në të dy modelet e iPad-it.

Sipas Kuos, Versioni i ardhshëm prej 9.7 inç i iPad-it do të ketë edhe më pak peshë dhe do të jetë më i hollë.

Çfarë mund të presim tjetër nga ndërmarrja Apple gjatë këtij viti?

Ndërmarrja pritet të lëshojë pajisjet Mac Book Pro që nuk e kanë paraqitjen Retina, duke u përqendruar në të gjitha modelet Retina, por me çmime më të ulëta se sa linja e tanishme.

Dizajni i Retina MacBook Pro mund të pësojë disa ndryshime. MacBook Air nuk ka gjasë që të kualifikohet për një paraqitje Retina për shkak të dizajnit të vet të hollë.

Në vend të kësaj, ndryshimi madhor mund të jetë një kërcim në pajisjen e ardhshme Haswel të  Intel-it, që ka mundësi të bëhet në fundin e tremujorit të dytë të vitit.

I demonstruar në CES gjatë javës së kaluar, Haswell do të hapë dyert për notebook-ët më të hollë dhe më të lehtë që shpenzojnë më pak bateri.

AppleNgjashëm, iMac me siguri nuk do të ketë një paraqitje Retina këtë vit, tha Kuo. Por ai mund t’i bashkohet Mac Mini-t në marrjen e një përditësimi të çipit Haswell.

LEXO EDHE:  Fitimi i Apple goditet nga rënia e shitjeve të iPhone

iPod Touch do të mund të ketë një model të gjeneratës së pestë me diskun prej 8 GB dhe pa kamerë të pasme me çmim prej 199 dollarësh.

Në të njëjtën kohë, Apple pritet të ndalojë së shituri modelin e gjeneratës së katërt. Dhe në fund, Apple TV mund të marrë një përditësim të vogël këtë vit, derisa televizioni shumë i pëlqyer i Apple me siguri nuk do të dalë deri në vitin 2014, tha analisti. (PC World Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>