Harduer

Analisti zbulon çmimin e telefonit buxhetor të Apple

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Tetor 2019
0
Së bashku me informacionin rreth çmimit, Kuo gjithashtu ka përdorur raportin për të folur rreth pritshmërive të telefonit. Analisti zbulon çmimin e telefonit buxhetor të Apple

Në një raport të ri të publikuar nga analisti i njohur i Apple Ming-Chi Kuo, ai parashikon se çmimet e iPhone SE 2 do të fillojnë nga 399 dollarë.

Së bashku me informacionin rreth çmimit, Kuo gjithashtu ka përdorur raportin për të folur rreth pritshmërive të telefonit.

Ai thotë se iPhone SE 2 vjen me procesorin e iPhone 11 Apple A13 dhe 3GB RAM dhe do të debutojë në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Kuo gjithashtu thotë se telefoni është i disponueshëm në dy variante, 64GB dhe 128GB memorie. Por iPhone SE 2 nuk vjen me teknologjinë e Prekjes 3D pasi ky funksion u zhduk edhe nga modelet e rangut të lartë të iPhone.

Me çmim prej 399 dollarësh, telefoni ka të njëjtën kosto sa edhe modeli origjinal iPhone SE i 2016-ës edhe pse një vit më parë u zbrit në 349 dollarë.

Aktualisht telefoni më i lirë që Apple shet është 449 dollarë dhe është iPhone 8. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Orët inteligjente, Apple udhëheq bindshëm

Lajmet e fundit>