Lajmet

Analitika e Facebook-ut, Wolfram Alpha, bëhet më e mençur

Publikuar , 26 Janar 2013
0
Analitika e Facebook-ut, Wolfram Alpha, bëhet më e mençur

facebook wolfram alphaAta që kërkojnë për pasqyrë më të mirë për rrjetet e tyre në Facebook do të gjejnë tani analitikë të përmirësuar nga Wolfram Alpha.

Organizata gjatë ditës së mërkurë lajmëroi një varg të gjerë të përditësimeve të veglës analitike të rrjetit Facebook të cilën e lëshoi në muajin gusht.

Ky lëshim iu mundësoi përdoruesve që të shohin statistika të postimit ditor, duke shkuar nga lokacioni e deri tek mosha.

Në përditësimin e ri të postuar gjatë të mërkurës, Wolfram Alpha ka shtuar një veçori të re të kategorizimit që i radhit shokët, familjen dhe të njohurit e përdoruesit në shumë grupe:

Social Insider: Një person me shumë shokë të përbashkët me ju.

Social Outsider: Një person me pak ose asnjë shok të përbashkët me ju.

Social Gateway: Një person me shumë shokë jashtë rrjetit tuaj.

Social Neighbor: Një person me pak, nëse ndonjë, shokë jashtë rrjetit tuaj.

Social Connector: Një person që ju lidh me grupet e tjera.

Përveç këtyre kategorive të reja, përditësimi i Wolfram Alpha përfshin një mbajtje të Wolfram Alpha'spërmirësimeve, duke përfshirë mundësinë që në lehtësi të shihet se sa persona të martuar janë në rrjetin e përdoruesit dhe kush ka më shumti shokë në një shkollë të caktuar.

Përfundimisht, Woflram Alpha “dëshiron” që mundësitë e veta llogaritëse të japin më tepër udhëzime për rrjetin në Facebook të një personi dhe ka premtuar më tepër përditësime në të ardhmen.

Për ta provuar veçorinë analitike të rrjetit Facebook, përdoruesit duhet të shkruajnë “Facebook report” në kutinë e kërkimit në Wolfram Alpha.

Pas verifikimit të llogarisë së tyre, përdoruesit do t’i kenë informacionet e dërguara në rrjetin e tyre. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Dua Lipa thotë se rrjetet sociale janë mbush në urrejtje dhe ankth

Lajmet e fundit>