Analiza

Analiza e sulmeve kibernetike nga Kaspersky

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Analiza e sulmeve kibernetike nga Kaspersky

russiaKompania e sigurisë kibernetike, Kaspersky, ka vënë në disponzicion online një hartë interaktive dhe në kohë reale të sulmeve virale në glob në të gjitha vendet e botës. Dhe harta nuk është shumë tërheqëse duke parë sulmet e shpeshta.

Globin e Kaspersky mund ta rrotulloni për të parë Shqipërinë, mund të përdorni mouse për të zmadhuar e zvogëluar. Mund të klikoni një vend për të parë numrin dhe tipin e sulmeve të zbuluara. Në podium, deri në kohën e shkrimit të këtij shkrimi, Rusia është vendi më i sulmuar, i ndjekur nga India dhe nga SHBA në vendin e tretë. Por gjithsesi, renditja ndryshon shpesh në varësi të orarit. S

hqipëria mesa duket paska një pozicion relativisht të mirë, numri 137. Vende si Grenlanda që në renditje është numri 236, Korea e Veriut në vend të 238 apo edhe Antarktida në vend të 245 mund të jenë postime deri diku për të qeshur, duke parë aktivitetin shumë të pakët të internetit në këto vende. Në linkun këtu mund të gjeni hartën interaktive për të eksploruar vende të ndryshme: http://cybermap.kaspersky.com/

Videoja e prezantimit të projektit nga Kaspersky Lab: http://vimeo.com/90658905

LEXO EDHE:  Tashmë mund të krijoni aktivitete në aplikacionin Google Maps

Tags >

Kaspersky
Lajmet e fundit>