Analiza

Analizë e Firefox 4

Publikuar , 24 Mars 2011
0
Analizë e Firefox 4

Tabet

Firefox 4 posedon veçori të cilat ndihmojnë në menaxhimin e tabeve, gjëja më tërheqëse nga të cilët , sipas Ryan Paul nga Ars Technica, është “Tab Groups”. Kjo veçori ua mundëson përdoruesve grupimin e e faqeve të vizituara më shpesh sipas kategorive. Derisa shumë njerëz e lavdëruan këtë veçori, Paul e sheh si të panevojshme për përdorim çdoditor. Ai shkruan:

“Edhe pse grupimi i tabeve mund të lehtësojë shumë menaxhimin e tabeve dhe të rris në mënyrë të theksuar shkallëzimin e ndërlidhjeve në mes të tabeve, veçoria ende ka disa dobësi që e mënjanojnë përdorueshmërinë e saj. Dobësia më e madhe e grupeve në tabe është që ju nuk mund t’i lëvizni në mes të dritareve… Një prishës i mardhënieve të mia, sidoqoftë, janë vështirësitë që paraqiten me tabe… Në Chrome, unë do të mund të zgjidhja prolemin në mënyrë triviale duke hapur menaxhuesin e proceseve të brendshme të shfletuesit dhe t’i renditja në bazë të përdorimit të CPU-së.”

Një tjetër veçori për tabe është “Switch to Tab”. Kur jeni duke shtypur një URL, kjo veçori ju mundëson që të kaloni në uebfaqen që jeni duke u munduar që të mbërrini, nëse ajo uebfaqe tashmë është e hapur në një tab tjetër. Kritikët e pëlqejnë këtë ide, por thuhet se kjo veçori ka nevojë për përmirësime. “Ndonjë rezultat i kërkimit që do të lidhej me tabet e hapura do të përzihej me listën e historisë, kërkimeve të mëhershme dhe ngjashëm,” shkruan Preston Gralla për Computerworld.

Shtesat

Firefox 4 e vendosi menaxhuesin e shtesave nga një dritare që paraqitet në një tab të shfletuesit. “Kjo është mëse e lehtë për sy dhe e bën gjetjen dhe instalimin ose fshirjen e shtesave dhe lajtmotiveve (ang. themes) të shfletuesit më të rrjedhshme,” shkruan Christina Warren për Mashable.

LEXO EDHE:  App Store dominon Google Play në të ardhura, e kundërta për numrin e shkarkimeve

Warres thotë që shtesat kanë qenë si një begati për Firefox, sepse derisa janë bërë përpjekje për të rritur popullaritetin e shfletuesit, këto shtesa mund të dëmtojnë funksionimin e shfletuesit dhe të ulin nivelin e tij. Mozilla po përpiqet që të arnojë këtë duke lejuar përdorimin e shtesave më të lehta, të teknologjisë më stabile si HTML, CSS dhe JavaScript. “Ende në këtë lëmi, shumica e shtesave për Firefox përdorin API-në tradicionale të shtesave dhe kërkojnë ristartim të shfletuesit kur bëhet përditësimi, instalimi ose fshirja,” shkruan Warren.

Funksionimi

Një testim i bërë nga PC Pro tregon që “Firefox është i paaftë për të memorje në prapavijë. Me pesë tabe të hapura, shfletuesi mori 104MB të RAM-it në testimet tona – shumë më mak se IE9 ose Chrome — vetëm 35MB të kësaj madhësie u liruan kur ne mbyllëm të gjitha, përveç ballinës, Google. Edhe Chrome edhe IE9 janë mjaft të shkathët në lëshimin e RAM-it kur tabet mbyllen, kështu që, nëse ju përdorni shumë tabe, ju do të keni nevojë që të mbyllni Firefox-in për të filluar nga scratch.”

Seth Rosenblatt nga CNet shkruan që “Për dallim nga përvoja, një nga dallimet kryesore në funksionimin në mes të Firefox 3.6 dhe versionit të tanisëm është që Firefox 4 rrëzohet rrallë, shumë rrallë.

Siguria

Ashtu siç shkruan Rosenblatt për CNet, Firefox shton HTTP Strict Transport Security, që i tregon shfletuesit që të krijojë një lidhje të sigurt kur bëhet qasja në një uebfaqe. Përmbajtja e re e Rregullave për Siguri është e dizajnuar që të bllokojë sulmimet nga faqet e pasigurta.

Por, veçoria më e publikuar për siguri është Do Not Track, që provon t’i tregojë shfletuesit që të mos lejojë ndjekjen e dikujt nga dikush tjetër, nga ata që bëhet ndalimi për shkëmbim të gjërave me reklamuesit. “Problemi është që uebfaqet nuk duhet që ta nderojnë këtë kërkesë, ato të cilat e ngarkojnë në sasi të vogël përdorimin e veçorisë mbrojtëse,” shkruan Nicki Mediati për PCWorld. “Mozilla është duke punuar për ta bërë këtë veçori si kusht industrial, kështu që po rriten shpresat për përmirësim të gjërave gjatë kohës.”

Përfundimi

Shfletuesin të cilin ju e zgjedhni, normalisht që duhet të jetë çështje e shijes tuaj personale, por këtu mund të shikoni se në çfarë përfundimi janë ardhur kritikët për Firefox 4.

LEXO EDHE:  Si krahasohet Google Pixel 3 me Apple iPhone XS

“Versionet e reja janë të kryera dhe të trazuara dhe lajmi i keq për Microsoft është që ju ende duhet të shikoni më tepër se Interent Explorer, nëse dëshironi përvojë më të mirë të lundrimit. Kjo e vendos një zgjedhje të lakmueshme: Google Chrome, nëse shpejtësia dhe funksionimi janë në të njëjtën kohë një parim, ose Firefox 4 është një më i plotë se për çfarë po bëhet fjalë tani.” – Barry Collins, PC Pro.

“Për ata të cilët mbajnë të hapur shumë tabe dhe e dëshirojnë një rrugë për t’i kontrolluar ato, është e qartë që është shfletuesi më i mirë. Por, edhe mënjanë mundësive të Panorama-s, përdoruesit e Firefox dhe ata të cilët kanë qendruar larg për shkak të rrëmujës në ndërfaqen e Firefox-it, për shkak të rritjes së shpejtësisë dhe ndërfaqes së pastër – dhe për shkak se Firefox ende ka përmbledhjen më të madhe të shtesave.” Preston Gralla, Computerworld.

“Disa njerëz mbase e kanë braktisur shfletuesin për shkak të dallimeve të theksueshme në mes të versionit 3.6 dhe Google Chrome. Sidoqoftë, gara ka shtyrë Mozilla-n dhe të tejrët që të japin shfletues më tëmirë për të lulëzuar. Firefox 4 faktikisht sot është shfletuesi më i mirë në treg.” Seth Rosenblat, CNet.

“Kështu që, a është Firefox mjaft i mirë që të tërheqë përdoruesit e vjetër dhe t’i mbajë përdoruesit e tanishëm të kënaqur? Për mua, përgjigia është po. Derisa unë nuk e parashikoj Firefox 4 si shfletuesin tim kryesor ( unë provoj që të përdori Safari), duke mbajtur Firefox-in duke punuar në kompjuterin tim, është diçka që unë i frikësohem.” Christima Warren, Mashable./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>