Analiza

Analizë: Implementimi i shërbimit Tor nga Facebook mund të inkurajojë një internet më të hapur

Publikuar , 09 Dhjetor 2014
0
Analizë: Implementimi i shërbimit Tor nga Facebook mund të inkurajojë një internet më të hapur

tor_facebPërdoruesit e Internetit përmes rrjetit Tor tashmë kanë mundësinë ti bashkohen Facebook edhe në disa vende ku aksesi në rrjetin social është i ndaluar. Në një postim në blog me titull “Duke bërë lidhjet drejt Facebook më të sigurta”, lajmet se një lidhje URL e dedikuar e rrjetit social vetëm për shfletuesit e Tor, u bënë objekt analizash dhe debatesh lidhur me sigurinë në ueb. Kjo lëvizje do të japë akses përdoruesve në shumë shtete kur shfletimi në rrjetin social është i ndaluar nga censura e aplikuar nga qeveritë.

Tor është një shfletues me burim të hapur i cili u krijon mundësi përdoruesve për të fshehur vendndodhjen nga ku bëjnë lidhjen. Gjithsesi, Facebook do të vazhdojë me mbledhjen e të dhënave të tilla si pëlqimet dhe bisedat. Deri tani, përdoruesit e Tor janë përballur me probleme në aksesimin e Facebook dhe përpjekjet e tyre për të përdorur rrjetin social janë konsideruar si sulme hakerash ngaqë vendndodhja e tyre ndryshonte nga një shtet në tjetrin vazhdimisht. Me një lidhje URL të dedikuar, përdoruesit e Tor tashmë janë të aftë që në mënyrë të sigurtë të aksesojnë rrjetin social me një shkallë më të lartë të privatësisë.

Kontrolli shtetëror ndaj medias sociale

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në tregje kur Facebook është i ndaluar si dhe aty ku është prezent kontrolli shtetëror në aksesin e internetit. Sipas raportit më të fundit të Freedom House “Gjendja e rrjetit 2014” (English – State of Net 2014), kontrolli shtetëror ndaj medias sociale është rritur në 36 nga 60 shtete të vëzhguara nga kjo organizatë jo qeveritare në SHBA. Qeveritë diktatoriale dhe ato jo demokratike në të gjithë botën ndihen të kërcënuar nga rreziqet që fjala e lirë përbën për partitë e tyre sunduese. Shtetet si Siria, Rusia dhe Turqia që të gjitha, sipas Freedom House, kanë rritur dhe më tej kontrollin mbi internetin vitin e shkuar si rezultat i protestave që kanë ndodhur në vendet e tyre.

LEXO EDHE:  Apple tërheq nga tregu disa modele të vjetra MacBook Pro

Tregu më i madh dhe më i rëndësishëm ku Facebook është i ndaluar është Kina, kur rrjeti social është i pa aksesushëm që nga 2009. Përveç Facebook në këtë shtet janë të ndaluara edhe rrjetet social si Twitter, YouTube, dhe Instagram nga partia komuniste në pushtet. Pavarësisht gjithë këtyre fakteve, sipas firmës hulumtuese GlobalWebIndex me zyra qendrore në Londër, ekzistojnë afro 103.205.014 përdorues të Facebook në Kinë të cilët e aksesojnë rrjetin social përmes shërbimeve VPN, të tilla si TOR. E thënë ndryshe, dikush që lidhet në rrjetin social Facebook nga Kina, mund të duket sikur kjo lidhje po bëhet nga SHBA-ja, dhe në këtë mënyrë ata shmangin censurën që ekziston në këtë shtet. Realisht nuk ekziston një barrierë teknologjike për të aplikuar një censurë të tillë sepse çdokush mund të shkarkojë një softuer VPN falas ose edhe për shumë pak para mund të aksesojnë çdo gjë në ueb pavarësisht censurës.

“Ekzistojnë dy lloj VPN në Kinë – disa janë për komunitetin ndërkombëtar të biznesit, ndërsa të tjera janë lokale. Kjo censurë sikur ka një sy të verbër kur në këtë mes hyjnë lojtarë të mëdhenj si bizneset” shpjegon hulumtuesja e Freedom House, Madiline Earp. Shërbimi i TOR është mënyra më e zakonshme për të aksesuar internetin në fshehtësi citoi ajo.

Përdoruesit e Facebook janë në rënie

Për të vlerësuar numrin e përdoruesve aktivë të Facebook, GlobalWebIndex përdor një metodologji bazuar në analizë e cila sipas tyre sjell rezultate më të sakta dhe nuk “vuan” nga ndryshimi imagjinar i vendndodhjes. Nëse numri aktiv i përdoruesve për të cilët ata pretendojnë se ekzistojnë një Kinë është real, kjo e bënte shtetin në fjalë tregun më të madh për Facebook i cili është i pamundur të injorohet nga Zuckenberg dhe investitorët e tij sidomos tani që është vënë re një rënie e qartë në numrin e përdoruesve aktivë. Për të qenë të saktë, është vërejtur një rënie me 10 % në shkallë globale në përdoruesit aktivë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti që po lëmë pas. Këto të dhëna vijnë nga po kjo firmë kërkimore britanike.

LEXO EDHE:  WhatsApp bie pre e një sulmi kibernetik që nuk shmanget dot

Prezantimi i një lidhjeje URL të dedikuar për Tor vjen menjëherë pas një udhëtimi të fundit të Mark Zuckenberg në Kinë. Gjatë udhëtimit, Zuckenberg vazhdimit shprehu interesin e tij për të hapur rrjetin Facebook në tregun Kinez. “Ne dëshirojmë të ndihmojmë që vende të ndryshme të botës ta kuptojnë më mirë Kinën,” tha ai, duke vënë në dukje edhe përfitimet e mëdha që do kishin kompanitë kineze për të reklamuar ndaj konsumatorëve potencial përtej kufijve.

Në një mënyrë apo tjetër Zuckenberg po shprehet qartësisht se rritja e numrit të përdoruesve aktivë në Kinë mund të përbëjë edhe një trend global. “Ajo që është e qartë është se në Kinë ka një kërkesë të lartë për median sociale, dhe përdoruesve duhet tu ofrohet një zgjidhje mes Facebook dhe rrjeteve sociale lokale si Renren,” tha zonja Earp

Por ndërsa qeveria Kineze dhe korporatat po shtrëngojnë dhe më tej kontrollin mbi platformat lokale të medias sociale si RenRen dhe Weibo duke punësuar komentatorë për të dhënë formë edhe bashkëbisedimeve online, është mëse e arsyeshme tendenca për të përdorur rrjetin social Facebook nga popullata kineze, tha Jason Mander, GlobalWebIndex. I njëjti efekt mund të vërehet edhe në Vietnam, kur aksesi në Facebook gjithashtu është i ndaluar por që baza e përdoruesve të këtij rrjeti social po rritet përmes adoptimit të platformave VPN.

Sipas GlobalWebIndex ekzistojnë 416 milion përdorues të fshehtë në gjithë botën që përdorin VPN, ku një pjesë e madhe e tyre janë shtyrë nga dëshira për të aksesuar uebsite të bllokuara në shtetet e tyre. 166 milion prej tyre jetojnë në Kinë. Hapja e një URL Tor, është një mundësi e fuqishme ekonomike për Facebook, por gjithashtu përbën edhe një mundësi për tu ofruar qytetarëve kinez një internet më të lirë dhe të hapur.

LEXO EDHE:  Samsung zbulon datën kur Galaxy Fold do të dalë në shitje në Evropë

Por kjo nuk është vetëm për Kinën. 31 % e përdoruesve të internetit në Turqi dhe 25 % në Rusi (Siria nuk është pjesë e studimit) gjithashtu përdorin VPN në një përpjekje për të shmangur kontrollin qeveritar. Ndërsa kontrolli mbi internetin po rritet globalisht, qeveritë e vendeve po eksperimentojnë me mënyra të reja për ti dhënë formë opinionit publik në median sociale duke kontrolluar edhe disidentët politikë. Bllokim i aksesit në platformat e rrjeteve sociale është e vetmja mënyrë nga shumë të tilla përmes të cilave qeveritë e vendeve mbikëqyrin përdoruesit.

Ka një ndryshim të qartë nga një qasje prapa skenave si bllokimi i aksesit në një qasje më të qartë me qëllim kufizimin e lirisë së shprehjes në internet duke zbatuar ligjet ekzistuese.

Ndërgjegjësimi ndaj kërcënimit që përbën mbikëqyrja online në të drejtat fondamentale është përhapur në sektorë të ndryshëm, kjo falë edhe përmes lëvizjeve politike dhe civile si “Reset The Net”, promovuar nga Eduard Snouden dhe shpikësi i internetit Tim Berners-Lee. Që të dy inkurajojnë adoptimin e VPN-ve si një mënyrë për mbrojtjen e privatësisë. Lufta mes kontrollit shtetëror mbi lirinë e shprehjes dhe qytetarëve që përpiqen ti shmangen sapo ka filluar, dhe rasti i Facebook përbën një aleat të fuqishëm i cili ka nevojë të rrisë prezencën e tij edhe në tregjet e paeksploruara. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>