Lajmet

Android 12 lajme të mira për ata që përdorin smartfonin me një dorë

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Shkurt 2021
Përdoruesit me këtë modalitet do ta kenë më të lehtë navigimin në telefon me një dorë të vetme. Pavarësisht nëse keni duar të vogla ose të mëdha, do të hapej një dimension i ri ndërveprimit me smartfonin. Android 12 lajme të mira për ata që përdorin smartfonin me një dorë

Kemi arritur fundin e ciklit të Android 11 në momentin kur spekulimet për Android 12 përmbytin internetin.

XDA Developers pas dy raportimeve të mëparshme vjen me një tjetër raport ditën e sotme ku thotë se Google është duke punuar në një opsion për përdorimin me një dorë të smartfonit në Android 12.

Përdoruesit me këtë modalitet do ta kenë më të lehtë navigimin në telefon me një dorë të vetme. Pavarësisht nëse keni duar të vogla ose të mëdha, do të hapej një dimension i ri ndërveprimit me smartfonin.

Sigurisht shumë prodhues smartfonësh kanë ofruar zgjidhje të ngjashme për të përmirësuar eksperiencën e përdorimit me një dorë, por do të jetë më i përdorshëm nëse një sistem i tillë integrohet direkt në sistemin operativ.

Sipas raportit sistemi do të integrohet në versionin open-souce të Android që do të thotë se çdo prodhues smartfonësh që përshtat Android për telefonët e tij do të ketë akses në këtë funksionalitet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Chrome është gati ti japë drejtim një shqetësimi që rëndon prej kohësh përdoruesit