Lajmet

Android 12 përmbyll fazën testuese, pranë debutimit

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shtator 2021
Ky version kryesisht përmban përditësime dhe rregullime të minutës së fundit prandaj nuk priten ndryshime madhore. Android 12 përmbyll fazën testuese, pranë debutimit

Keni një shans të fundit për të provuar Android 12 përpara debutimit zyrtar. Google ka lëshuar versionin e 5 dhe të fundit beta të sistemit operativ të ardhshëm për telefonët Pixel.

Ky version kryesisht përmban përditësime dhe rregullime të minutës së fundit prandaj nuk priten ndryshime madhore.

Telefonët Pixel do të jenë të parët që marrin Android 12. Një prej risive të tij është dizajni i ri Material You duke sjellë një rifreskim të ndërfaqes, animacione të reja dhe tema shumëngjyrëshe që përshtaten me sfondin e smartfonit.

Përdoruesit do të shohin më shumë kontrolle privatësie dhe një hapësirë të dedikuar kësaj quajtur Privacy Dashboard. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tesla kritikohet për vendosjen e lojërave në makina elektrike