Lajmet

Android 13: Çdo gjë që dimë rreth versionit të ardhshëm

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Maj 2022
Vetë Google ka bërë publike axhendën e mësipërme të zhvillimit të Android 13. Por nuk është specifikuar ende asnjë datë fikse. Android 13: Çdo gjë që dimë rreth versionit të ardhshëm

Çdo vit Google prezanton një version të ri të Android me funksionalitete të reja dhe rafinime. Këtë vit radha është e Android 13 me shumë veçori të reja, API dhe ndryshime të sjelljes.

Përpara çdo debutimi final Google lançon disa versione eksperimental për zhvilluesit dhe publikun e gjerë për testim dhe në mënyrë që problemet të mos arrijnë deri në versionet finale.

Gjendja aktuale i Android 13

Pas testimeve të suksesshme të dy versioneve të para, Android 13 tashm është në fazën e betave publike. Google ka planifikuar të lançojë dy versione për zhvilluesit dhe katër beta publike përpara debutimit final të Android 13 këtë vit. Emri i koduar do të jetë Android 13 Tiramisu.

Vetë Google ka bërë publike axhendën e mësipërme të zhvillimit të Android 13. Por nuk është specifikuar ende asnjë datë fikse.

Çfarë ka të re në Android 13?

Mëposhtë kemi renditur një lifte ndryshimesh që mund të prisni në Android 13

  1. Photo Picker dhe API-të

Photo Picker është një mënyrë e sigurte për të ndarë fotot lokalisht dhe në Google në Android 13. Bën të mundur që një aplikacion të aksesojë foto dhe video të dërguara pa pasur nevojë të shohë tërë përmbajtjet media në teleofn. Photo Picker API do të sigurojë akses në përmbajtjen e dëshiruar sapo përdoruesi ta ketë zgjedhur për ta dërguar.

  1. Ikona dhe Tema

Me Material You, Google solli mundësinë për të përshtatur ikonat në nivel sistemi në Android 12. Me versionin e fundit të Android 13 funksionaliteti është përmirësuar më tutje.

Më përpara mund të përshtatni vetëm ikonat sipas sfondit, por tani mund ti ndryshoni edhe sipas ndërfaqes së temës. Konkretisht nëse keni një temë të bardhë, ikona janë të bardha, nëse keni “Dark Mode” ikona bëhen të zeza.

LEXO EDHE:  Google kërkon përditësim urgjent të shfletuesit Chrome

  1. Përditësohen Lejet e Njoftimeve

Aplikacionet në Android 13 duhet të kërkojnë leje për tju dërguar njoftime, një lëvizje shumë e mirëpritur nga Google për të ndihmuar përdoruesit të fokusohen dhe të jenë më produktivë.

Cilat pajisje Pixel do të marrin Android 13?

Pajisjet Pixel janë ndër të parët që marrin versionet e fundit të Android 13. Më poshtë gjeni listën e plotë të tyre:

  • Pixel 6 Pro
  • Pixel 6
  • Pixel 5a
  • Pixel 5
  • Pixel 4a 5G
  • Pixel 4a
  • Pixel 4XL
  • Pixel 4

/PCWorld Albanian