Softuer

Android 2.2 Froyo, paraqitet zyrtarisht

Publikuar , 20 Maj 2010
0
Android 2.2 Froyo, paraqitet zyrtarisht

Gjithashtu tani janë të përfshira 20 veçori për ndërmarrje, duke përfshirë integrim më të mirë të shkëmbimit dhe API për administrim të pajisjes, si dhe një aplikacion i ri për backup të pajisjes që ju lejon të transferoni të dhëna protokolli tek një pajisje të re.

Android 2.2 veçohet gjithashtu me një API mesazhuese Cloud-tek-Pajisja që Google e ka quajtur “më shumë se një shërbim njoftues të dizajnuar për të krijuar një avantazh në mungesë të veçorive bazë si multitasking” dhe natyrisht, WiFi tethering (Tethering – është përdorimi i një pajisje mobile për të furnizuar qasjen në internet për një pajisje tjetër, që nuk është e lidhur) – që ishte përdorur për të vendosur online një WiFi iPad gjatë demonstrimit.

Google gjithashtu prezantoi edhe një motor të ri JavaScript (JavaScript V8) në shfletuesin e Android, i cili është etiketuar “si shfletuesi më i shpejtë mobil në botë” dhe një plugin për Chrome që ju lejon të dërgoni drejtime nga harta në desktopin tuaj, drejtpërsëdrejti në celulari juaj.

LEXO EDHE:  Google u thotë jo "crypto-miners" në Play Store

Lajmet e fundit>