Analiza

Android 2.2 shumë më i shpejtë sesa iOS 4 në JavaScript

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
Android 2.2 shumë më i shpejtë sesa iOS 4 në JavaScript

Në JavaScript që përdoret shumicën e rasteve nga aplikacionet e uebit por edhe nga shumë ueb faqe tjera, Nexus One me bazë në Android 2.2 ka pasur një rezultat dy herë më të shpejtë sesa iPhone 4 në testin universal SunSpider të vendosur nga Ars Technica dhe ishte katër herë më i shpejtë se iPhone 4 në testin V8.

Versioni mobil i Apple Safari shpeshëherë është quajtur si më i shpejti në treg, por humbja e shpejtësisë së tij duket se ka ardhë si rezultat i madh i përditësimit të motorit në Android 2.2, që tani ka të njëjtin sikurse Chrome për desktop.

Vetë OS-i ka disa përditësime tjera ekstra dhe përshtajtje tjera që shpejtojnë aplikacionet në harduerin e njëjtë.

Hardueri padyshim që nuk do të jetë faktor kyç këtu. Apple nuk ka detajuar ndonjë gjë rreth procesorit A4 në iPhone 4, por në anën tjetër Nexus One ka një CPU 1 GHz dhe duket se nuk ka shumë dallim mes tyre, kurse sa i përket RAM-it ata kanë sasi të njëjtë prej 512 MB.

Shpejtësia vlenë vetëm për një instalim të pastër Android 2.2, sepse Flash 10.1 e ngadalëson atë, kështu që përballë një iPhone 3GS me firmware 3.x, dallimi në shpejtësi është mëse i dukshëm.

LEXO EDHE:  Shitjet e smartfonëve bien por të Samsung dhe Huawei rriten

Lajmet e fundit>