Lajmet

Android 4.4 Kita Kat mund të ketë në fokus televizorët

Publikuar , 26 Tetor 2013
0
Android 4.4 Kita Kat mund të ketë në fokus televizorët

Sipas raportimeve të agjencisë koreane të lajmeve ETNews, versioni i përditësuar Android 4.4 Kit Kat mund të ketë si qëllim përmirësimin e mënyrës së komunikimit midis televizorëve dhe pajisjeve të tjera që funksionojnë me sistem Android.

Në këtë raportim nuk janë publikuar detaje të tjera, por është përmendur ridizajnimi dhe përmirësimi i ndërfaqes së përdoruesit.

Android 4.4 është zhvilluar si një përditësim i vogël që përfshin disa ndryshime të përgjithshme të platformës. Bazuar edhe në raportimet e mëparshme mund të themi se ky version është më tepër i përqendruar në prezantimin e një ndërfaqeje të rafinuar sesa në ofrimin e funksionaliteteve të reja.

Me siguri në momentin e lançimit Google do të nxjerrë në pah disa prej funksionaliteteve të reja të shtuara të cilat ende nuk janë zbuluar. Disa foto të publikuara para pak javësh tregonin se Android 4.4 mund të suportojë opsionin e shfaqjes së ekranit të pajisjes Android në ekranin e televizorit nëpërmjet protokollit Miracast.

Është përfolur se Google TV do të zëvendësohet më vonë me emrin Android TV, në qoftë se marrim këtë gjë parasysh së bashku me suksesin e pajisjes Chromecast që mundëson transmetimin on line të videove ose këngëve në televizor dhe komandimin e tyre nëpërmjet smartfonëve, atëherë e kemi më të lehtë të imagjinojmë se deri ku ka ndërmend Google të shkojë me zhvillimin e televizorëve.

Ndoshta së shpejti Google do të prodhojë një pajisje shoqëruese për televizorët ose një pajisje Google DVR (Digital Video Recorder) (PCWorld Albanian)

kitkat_tv

LEXO EDHE:  Biznesi mobil i Samsung do të lulëzojë vitin e ardhshme me telefonët e parë 5G

Lajmet e fundit>