Analiza

Android 4.x është më i qëndrueshëm sesa iOS 7.1

Publikuar , 01 Prill 2014
0
Android 4.x është më i qëndrueshëm sesa iOS 7.1

android-ios1Thuhet se Android është një “rrëmujë” gabimesh dhe se versioni iOS 7.1 është shumë i qëndrueshëm, por disa statistika të reja do t’iu bëjnë të ndryshoni mendje tërësisht. Kemi dëgjuar kohët e fundit nga kritikët se iOS 7.1 është versioni më stabil i lëshuar ndonjëherë, por kjo nuk duket edhe aq fantastike po ta krahasojmë më statistikat e Android. Studimi është bërë nga Crittercism, e cila ka rishikuar 30,000 kërkesa në sekondë, në kohë reale nga 1 miliard përdorues mobil. Studimi u bë mbi kriteret e reagimit të aplikacioneve dhe kohëzgjatjes së përdorim të aplikacionit. Nga kjo dolën rezultate se iOS 6 pati gabime në 2.5 % të rasteve, ndërsa iOS 7 doli më mirë me 2.1 % të rasteve, si dhe iOS 7 ishte versioni më stabil duke pasur gabime në 1.6 % të rasteve. Por, Android ishte platforma më e qëndrueshme me Gingerbread që kishte gabime në 1.7 % të rasteve dhe të gjitha versionet 4.0 të Android pësonin gabime në vetëm 0.7 % të rasteve që do të thotë se iOS 7.1 pëson gabime dy herë më shumë të rasteve sesa çdo version Android 4.0.

Që të dyja si Android dhe iOS mund të thonë se telefonët janë më të qëndrueshëm se tabletët, por studimi thotë se Android ka shumë punë për të përmirësuar platformën, sepse shumë zhvillues nuk i kanë përshtatur si duhet aplikacionet e tyre për tabletë, e cila do të ulte edhe numrin e gabimeve. Përsa i përket pajisjeve, Samsung ka përqindjen më të ulët të gabimeve për telefonët dhe tabletët në ekosistemet Android. Suprizuese është se iPhone 5 (1.7%) ka përqindje më të ulët gabimesh sesa iPhone 5S (2%).

LEXO EDHE:  Një konfigurim i thjeshtë mund të rrisë shpejtësinë e Wi-Fi hotspot në Android drastikisht

Studimi realisht është diçka impresionuese. Janë studiuar edhe shumë aplikacione të shërbimeve “Cloud”, vonesat në thirrje bazuar në vendndodhjen tuaj, si dhe përqindjet e gabimeve të shërbimeve Cloud. Përdoruesit në Kanada, Japoni, dhe SHBA kanë vonesat më të vogla në thirrjet dhe për aplikacionet Google Analytics ka përqindjen më të ulët të gabimeve më 0.1 %. Për krahasim, aplikacionet Youtube dhe Twitter kishin një përqindje gabimesh 1.2 %, ndërsa aplikacioni i Facebook, 2.5%. Lojërat që kërkojnë grafika intensive kanë edhe përqindjen më të larë të gabimeve, ndërsa aplikacionet e-commerce kanë përqindjen më të ulët të gabimeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>