Biznes

Android fiton më shumë nga lojërat se konsolat e dedikuara, Nintendo dhe Sony

Publikuar , 24 Gusht 2013
0
Android fiton më shumë nga lojërat se konsolat e dedikuara, Nintendo dhe Sony

androidNë fillim ishte iOS, ndërsa tani Android po nxjerr më shumë fitime nga lojërat se industria e konsolave të dedikuara të lojërave.

Sipas raportit të fundit të App Annie dhe IDC, Android ka mbikaluar përpjekjet e Sony-t dhe pajisjeve të tyre bashkë me pajisjet e Nintendo gjatë tremujori të dytë të vitit 2013.

Në fakt ky raporti bie në kundërshti me raportin e nxjerrë në shkurt të këtij viti ku kjo industri prodhonte fitime më të larta se të dyja platformat, iOS dhe Android së bashku. Mbas një tremujori platforma e Apple i kaloi fitimet ndërsa nga raporti i fundit duket që Android kryeson.

Raporti gjithashtu vuri në dukje që fitimet nga Azia e Oqeanit Paqësor u rritën si për iOS edhe për Android, ndërkohë që Europa Perëndimore shkurton të ardhurat për Sony dhe konsolat e Nintendo.

Gjithsesi trendi drejt lojërave mobile vazhdon të ndryshojë. App Annie dhe IDC zbuloi gjithashtu se konsumatorët si të iOS edhe të lojrave në Android kanë shpenzuar së bashku katër herë më shumë se konsumatorët e konsolave të dedikuara. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Sportet elektronike do të lulëzojnë në 2019-ën thotë një raport

Lajmet e fundit>