Lajmet

Android i afrohet Windows si platformë e pëlqyeshme për sulmet dashakeqëse

Publikuar , 20 Gusht 2013
0
Android i afrohet Windows si platformë e pëlqyeshme për sulmet dashakeqëse

Tendenca e sulmeve infektive që po sulmojnë platformën gjigande të telefonisë mobile Android, po i ngjajnë atyre të Trojan që kishin si target platformën e Windows, gjigandin e kompjuterëve.

Me rreth 80% të zotërimit të tregut të telefonisë mobile , Android është paraleli i Windows në botën e kompjuterëve, deklaron Kaspersky Lab në raportin e “Evolucionit të Sulmeve”.

“Evolucioni i sulmeve në Android ka ndodhur shumë herë më shpejtë se evolucioni i sulmeve në Windows”, shkruan Roel Schouwenberg, drejtuesi i kërkimeve për Kaspersky Lab. Kulmi i sulmeve për Android arriti zhvillimin e tij me të ashtuquajturin Backdoor.AndroidOS.Obad.a të cilin Kaspersky Lab e quajti sulmi më i sofistikuar tip Trojan për platformat mobile deri në qershor të këtij viti. Aftësitë sulmuese përfshijnë faqe shkarkimi të infektuara, informacion i infektuar apo dërgimi i mesazheve dhe transportimi i sulmeve nëpërmjet Bluetooth.

Të dhënat tregojnë se ekzistojnë grupe pune të mobilizuara për të zbuluar dobësi tek platformat mobile dhe për të krijuar sulme të posaçme për to. “Këtu është e ardhmja, tek smartfonët”, thotë Schouwenberg. Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti numri i sulmeve të grumbulluara nga Kaspersky arriti si asnjëherë tjetër në 100000, ndërkohë për vitin e kaluar u mblodhën 76,000 kode të infektuara.

Përgatituni për sulme të tjera

Shkalla e infektimit nga këto kode dashakeqëse pritet të zhvillohet dhe të shpërndahet me ritme të shpejta si të gjitha metodat infektive. Prandaj dhe Kaspersky ka vënë re një numër të lartë të rritjes së reklamave mobile që i referohen faqeve të infektuara.

Një trend tjetër shqetësues lidhet me tipin e sulmeve që lidhen me identifikimin e serverëve kontrollues dhe të komandimit. “Sulmuesit janë në kërkim të sulmeve më të sofistikuara se tipi Trojan,” shprehet Schouwrnberg. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Probleme sigurie në WhatsApp, hakerët mund të vjedhin mesazhet në fshehtësi

android windows

Lajmet e fundit>