Softuer

Android Ice Cream Sandwich në tabletët e Sony

Publikuar , 28 Dhjetor 2011
0
Android Ice Cream Sandwich në tabletët e Sony

Sidoqoftë, gjiganti i teknologjisë ende nuk ka thënë se kur Ice Cream Sandwich do të takojë tabletët, nga të cilët vetëm Tablet S është në shitje.

Tableti S, i cili ka një ekran të ndjeshëm në prekje prej 9.4 inçësh dhe doli në shitje gjatë muajit shtator me çmim prej 500 dollarëve.

Tableti P ishte lajmëruar në prillin e këtij viti, por ende nuk ka dalë në treg.

Që të dy pajisjet për momentin e kanë sistemin operativ Android 3.0 Honeycomb, por kjo së shpejti do të ndryshojë, tha Sony në uebfaqen e vet. “Ne jemi të lumtuar për ta pranuar që një ngjitje në Android 4.0 do të jetë i gatshëm për Tabletët Sony,” tha Sony në një deklaratë të postuar në forumet e ndërmarrjes së vet. “Hollësitë duke përfshirë kohën do të lajmërohen në kohën e duhur, kështu që ju lutemi që të rrini të akorduar.”

Sony gjithashatu tha në postimin e vet që së fundi ka lëshuar një paketim për zhvillim të softuerit për Tabletin P me dy ekrane për t’i ndihmuar zhvilluesit në krijimin e aplikacioneve të veçanta për atë pajisje./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Ja lista e të gjithë iPhone dhe iPad që iOS 13 do të braktisë

Lajmet e fundit>