Lajmet

Android Jelly Bean shfaqet në tabletin e HP-së

Publikuar , 06 Gusht 2012
0
Android Jelly Bean shfaqet në tabletin e HP-së

E mbani mend tabletin e HP-së? Ajo nuk zgjati shumë në treg, edhe pse pati disa shitje kur HP-ja vendosi t’ja ulë çmimin pasi pati një ndërprejre drastike të shitjes së tyre në tregun elektronik.

Që atëherë, njerëzit kanë qenë duke hakuar dhe moduluar pajisjen në mënyrë që të mos jetë e bllokuar nga UebOS, dhe tani zotëruesit e këtij tableti janë në gjendje të shijojnë Android 4.1 Jelly Bean.

Siç edhe mund ta keni menduar, ky sistem është një ndërtim i kaluar dhe vjen me shumë mungesa në karakteristikat e saj.

Për shembull, nuk ka ndonjë zë pas instalimit të sistemit, mikrofoni nuk punon, ju nuk mund të përdorni kamerën dhe përshpejtimi i videos mungon. Përveç kësaj, nuk funksionojnë shumë lojëra dhe as aplikacione.

Por gjithsesi nuk duhen humbur shpresat, pasi, ndoshta, një dalje tjetër e sistemit në të ardhmen do t’i rregullojë këto mangësi të sistemit. Nëqoftëse dëshironi ta provoni sistemin, ai është në dispozicion online.

Ju gjithashtu mund të shikoni videon në YouTube ndërsa prisni për një rindërtim më të mirë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Monitori i HP tregon ekranet e dy pajisjeve njëherazi

Lajmet e fundit>