Analiza

Android ka 53 % të tregut të SHBA-së gjatë tremujorit të parë të këtij viti

Publikuar , 19 Prill 2014
0
Android ka 53 % të tregut të SHBA-së gjatë tremujorit të parë të këtij viti

Android-iOSNjë raport i publikuar së fundi nga kompania hulumtuese Consumer Intelligence Research Partners (CIRP) tregon që sistemi operativ Android i Google dominon tregun në SHBA. Android ka marrë 53 për qind të të gjitha aktivizimeve të smartfonëve për tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa iOS ka marrë 42 për qind të aktivizimeve të smartfonëve. Windows Phone dhe sistemi operativ i BlackBerry-it kanë marrë vetëm 1 për qind secili, ndërsa telefonët bazikë së bashku kanë marrë 3 për qind.

Të dhënat nga CIRP tregojnë vetëm aktivizime dhe jo numrin aktual të pajisjeve që përdorin Android dhe iOS. Nëse numri aktual do të përfshihej, me siguri do të ishte një hapësirë e madhe dallimi mes platformës Android, e cila është më e popullarizuara në SHBA dhe në botë. Mike Levin, që është bashkë-themelues i CIRP-it, tha që iOS u rrit më shpejt se sa Android nga një bazë më e vogël edhe pse në përgjithësi Android kishte një pjesë më të madhe të tregut.

Ajo që po ashtu është interesante të thuhet është që vitin e kaluar numri i aktivizimeve për telefonët bazikë kishte 20 për qind të tregut, që tani ka rënë në 3 për qind, që duket se ata janë drejt zhdukjes. Sa i përket rritjes së platformave Android dhe iOS, Levin tha që “Problemi afat-gjatë është nga do të vijë rritja e Android-it dhe e iOS-it atëherë kur më nuk do të ketë telefonë bazikë. Blerësit për herë të parë të smartfonëve janë çelës të atij ekuacionit.” CIRP ishte bazuar në një sondazh të kryer në 500 adoleshentë nga 1 prilli deri më 6 prill të cilët aktivizuan ose përdorën pajisje në tre muajt e parë të këtij viti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google zbuloi disa probleme sigurie në Apple iOS dhe një prej tyre nuk është adresuar ende

Tags >

android
Lajmet e fundit>