Analiza

Android KitKat tani ndodhet në 5.3 % të pajisjeve

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Android KitKat tani ndodhet në 5.3 % të pajisjeve

android-786x305dhënat e fundit nga Google tregojnë që përdorimi i Android KitKat është duke u rritur, teksa është shkarkuar në 5.3 për qind të të gjithë telefonëve ose tabletëve me Android që i qasen dyqanit të aplikacioneve Google Play. Kjo paraqet një rritje dyfish më tepër, në krahasim me 2.5 për qind sa i kishte herën e fundit që bëri regjistrimin.

Më konkretisht, 61.4 për qind e përdoruesve të Android-it përdorin versionin Jelly Bean, 14.3 për qind përdorin Ice Cream Sandwich, ndërsa 0.1 për qind janë në Honeycomb, 17.8 për qind në Gingerbread dhe 1.1 për qind kanë mbetur në Froyo. Shikoni tabelën më poshtë për tu njohur me shifrat:

Screen-Shot-2014-04-02-at-2.55.25-pm-730x351Google zyrtarisht paraqiti versionin më të fundit KitKat të sistemit të vet operativ Android në tetorin e vitit të kaluar, por përditësimet në Android kërkojnë një punë të konsiderueshme dhe koordinim me prodhuesit e pajisjeve e po ashtu edhe operatorëve përpara se të bëhet lëshimi për poseduesit ekzistues të pajisjeve.

Të dhënat e fundit paraqesin që KitKat më në fund është duke u përhapur dhe vjen në një kohë kyçe teksa pajisjet e reja me Android që u lëshuan deri tani gjatë këtij viti punojnë në sistemin më të fundit operativ, por ende duket si larg mundësia që KitKat të marrë një pozitë udhëheqëse në treg gjatë vitit 2014. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  13 Marsi dita më e keqe në historinë e Facebook

Lajmet e fundit>