Lajmet

Android Lollipop i disponushëm për HTC One M8 dhe M7 edicioni Google Play

Publikuar , 07 Dhjetor 2014
0
Android Lollipop i disponushëm për HTC One M8 dhe M7 edicioni Google Play

htc-one-m8-vs-htc-one-m7-quick-look-aa-15-of-19-resizedPas dy javësh vonesash nga data zyrtare e lëshimit, të premten e shkuar edicioni HTC Google Play One M8 dhe M7 më në fund kanë marrë përditësimin e shumëpritur Android Lollipop 5.0. Përdoruesit tashmë po raportojnë se përditësimi është i disponueshëm për shkarkim. Versioni i ri është një ndërtim LRX22C surprizë bazuar në Android 5.0.1, dhe mesa duket HTC-ja do të tejkalojë versionin origjinal 5.0 Lollipop.

Novela e gjatë e spekulimeve të përditësimeve filloi që në muajin nëntor. Që atëherë, testime të shumta dhe keqfunksionime kanë shtyre lançimin i cili ishte vendosur në datën 21 nëntor. Zëvendës Presidenti i divizionit të produkteve pranë HTC-së Mo Versi ka publikuar lajmet e mira ashtu siç premtoi, përditësimet kanë filluar të shfaqen në telefonët e përdoruesve.

Android 5.0.1 ka një madhësi prej 500MB dhe nëse nuk doni të prisni derisa përditësimi të jetë i disponueshëm në telefonin tuaj përmes OTA (përditësim direkt në telefon), mund ti shkarkoni në lidhjet më poshtë.

Android 5.0.1 Lollipop HTC One M7 Google Play Edition

Android 5.0.1 Lollipop HTC One M8 Google Play Edition

(PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lidershipi i ekzekutivit të Facebook shkon në votim

Lajmet e fundit>